GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ISP: Vetëm dy gra kanë arritur të jenë në krye

11:50 - 11/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ISP: Vetëm dy gra kanë arritur të jenë në krye
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një raport për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që nga periudha e pluralizmit politik.

Në raportin e publikuar në faqen zyrtare, thuhet se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit është detyrim ligjor dhe luan një rol të rëndësishëm në moderimin dhe përfaqësimin publik të parlamentit.

Gjatë fazës së parë të tranzicionit, parlamenti kishte kryesi dhe drejtuesit ishin të vendosur së bashku në podiumin e Kuvendit. Më 1991 u aplikua praktika, sipas të cilës, një zv/kryetar i përket partisë kryesore të opozitës. Kryesia e parë e parlamentit përbëhej nga Kastriot Islami (PPSH), Lush Përpali (PPSH) dhe Aleksandër Meksi (PD). Më 1992 rolet u ndryshuan, praktikë që është përsëritur çdo herë kur ka pasur rotacione politike.

Në 10 legjislatura Kuvendi ka pasur 9 kryetarë (Arbnori dhe Topalli kanë qenë drejtues secili në dy legjislatura) dhe se vetëm dy gra kanë arritur të jenë kryetare parlamenti (Topalli dhe Nikolla). Vetëm një kryetar parlamenti ka dhënë dorëheqje parimore (Dokle, 2002), një kryetar parlamenti është zgjedhur president (Meta, 2017), dhe se politikani me përvojë më të gjatë në drejtimin e parlamentit është Jozefina Topalli, e cila ka qenë 8 vjet kryetare (2005-2013) dhe 8 vjet nënkryetare e Kuvendit (1997-2005).

Në dy raste drejtimi i parlamentit i është besuar partive aleate (Gjinushi nga PSD 1997-2001 dhe Meta nga LSI 2013-2017), të cilët janë edhe kryetarët e vetëm të partive politike që kanë qenë kryetar parlamenti. Meta është i vetmi kryeministër dhe president që ka qenë edhe kryetar parlamenti, Ruçi dhe Gjinushi janë të vetmit kryetarë parlamenti që kanë qenë zyrtarë të lartë edhe në sistemin e kaluar përpara 1990, po ashtu Pellumbi e Ruçi janë të vetmit që pas mandatit kanë dhënë dorëheqje nga politika aktive, Islami është i vetmi që gjatë viteve kaloi deputet dhe drejtues i partisë kryesore rivale, Topalli është e vetmja që pas mandatit krijoi parti të re politike.

Referuar të dhënave statistikore të votimit për kryetar parlamenti, sipas ekspertëve të Institutit të Studimeve Politike (ISP), Pjetër Arbnori (1996 dhe 1992) ka pasur përqindjen më të lartë të votave mbështetëse, përkatësisht 81% dhe 66%, herën e parë me mbështetjen e PSD dhe PR dhe herën e dytë pa praninë e opozitës në parlament, ndjekur nga Skënder Gjinushi më 1997 me 75% me votat e PS, PSD, PAD, PAA, etj, si dhe Islami më 1991 me 68% të votave të PPSH. Kryetari me përqindjen më të vogël të votave mbështetëse ka qenë Pëllumbi me 50% (2002) dhe Topalli me 51% (2009).

Në rastin e zgjedhës së Servet Pëllumbit më 2002, në garë përballë tij ishin edhe Preç Zogaj dhe Nikoll Lesi, secili me përqindje të vogël votash mbështetëse. Rasti i vetëm kur deputetë të mazhorancës dhe të opozitës propozuan një deputet për kryetar Kuvendi është viti 1991, kur 10 deputetë nga dy palët propozuan Dritero Agollin, por ai u rrëzua në votim.

Monitorimi i ISP tregon se në disa raste zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është bërë në kushtet e bojkotit parlamentar nga opozita, dhe se në tërësi opozita ka pasur votë politike kundër. Edhe në zgjedhjen e Lindita Nikollës opozita votoi politikisht kundër, duke hedhur votat jashtë kutisë së votimit.

Etiketa: ispkuvend

Lajme të lidhura

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Para
Shqipëria renditet në 25 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë

Shqipëria renditet në 25 vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë

TË FUNDIT

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

Sekretariati i Etikës së Kuvendit ka marrë vendimin që të përjashtojë me 20 ditë deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka,...

Lexo më shumë
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com