GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Habit Shkëmbi, aspak modest para sfidës me Kastriotin: Do jemi më të mirët

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Habit Shkëmbi, aspak modest para sfidës me Kastriotin: Do jemi më të mirët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Trajneri i skuadrës së Dinamos, Blendi Shkëmbi ka dalë sot në konferencë për mediat në prag të ndeshjes së parë në Kategorinë Superiore, pas një mungese prej 9 vitesh.

Para ndeshjes me Kastriotin që do të luhet të dielën në orën 13:45, Shkëmbi ka theksuar se nesër do jetë dita për të konkretizuar suksesin, ndërsa shtoi se do provohet edhe ekipi që është krijuar nga zero.

“Shpresoj që të ketë më pak polemika. Nga çdo sfidë do kërkojmë tri pikët, respektojmë kundërshtarët, nisur nga Kastrioti që ka një lojë të veçantë, merr karakterin e trajnerit. Dimë që është e vështirë por duam tri pikët.

Përpara kësaj ndeshje, është e qartë kush do startojë dhe do ndihmojë ekipin në 90 minuta. Të gjithë ne, stafi, jemi të qartë që këtë lodhje të dy muajve nesër ta konkretizojmë me sukses. Çdo skuadër ka presion, emri i madh i Dinamos të krijon presion për vetë emrin, duke nisur nga presidenti, të cilin e falenderoj për kushtet, duam të jemi në lartësinë e emrit që ka Dinamo.

Kemi krijuar nga zero ekipin dhe nuk kemi frikë as presion për nivele të larta. Emri i Dinamos të lejon të luftosh për titullin kampion ose minimum për Europë. Nga financat jemi ndërtuar për të qenë lartë.”-u shpreh ai.

Më tej ai ka shtuar se ka respekt për kundërshtarët e javës së parë, ndërsa theksoi se Dinamo pretendon të jetë më i miri i këtij sezoni.

“E thashë më parë, kur e shoh trajneri e tyre e di çfarë kërkon, në kontekstin pozitiv. Nëse nuk përgjigjemi me të njëjtën monedhë, do kemi problem. Kemi respekt për ta. Kam listën e futbollistëve të mijë, po punojmë për të qenë më të mirët e këtij kampionati. Analiza bëhet në fund.”-vijoi Shkëmdi.

Ndërsa theksojmë se ky sezon i Superligës ka për të qenë shumë interesantë, pasi kryeqyteti ka për të pasur disa derbi me rikthimin në elitën e futbollit shqiptar të Dinamos./Gijotina.com

Etiketa: dinamokastriotishkenmbi

Lajme të lidhura

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm
Breaking Views

Shqipëria gati për Finlandën, ja formacioni i mundshëm

20:15 - 11/11/26
Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë
Breaking Views

Armand Duka përgëzon kuqezinjtë U-19 për fitoren 4-0 ndaj Qipros: Bravo edhe U-17 për barazimin me Suedinë

17:26 - 11/11/26
UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës
Sport

UEFA Nations League / Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin ‘Air Albania’, gati për sfidën ndaj Finlandës

13:55 - 11/11/26
Para
FOTO, Me pankarta në duar, protestë për vaksinimin e detyrueshëm në sheshin “Nënë Tereza”

FOTO, Me pankarta në duar, protestë për vaksinimin e detyrueshëm në sheshin “Nënë Tereza”

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com