GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Covid-19, OBSH: Vendet e varfra ende nuk kanë mjaftueshëm vaksina

21:07 - 12/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH miraton përdorimin e vaksinës kineze Coronavac
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dha sërish alarmin sa i përket mungesës së vaksinave kundër koronavirusit tek vendet me të ardhura të ulëta.

“Në nivel global, tani janë administruar 5.5 miliardë doza vaksinash. Por 80% e tyre janë administruar në vendet me të ardhura të larta dhe të mesme”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH-së.

Sipas tij, pavarësisht se të gjithë flasin për rëndësinë e vaksinave, janë marrë pak vendime për të trajtuar problemin e mungesave të dozave në vendet me të ardhura të ulëta

“Vendet me të ardhura të larta kanë premtuar të dhurojnë më shumë se një miliardë doza, por më pak se 15% e këtyre dozave janë dhuruar. Prodhuesit kanë premtuar se do t’i japin përparësi programit “COVAX” për të ndihmuar vendet me të ardhura të ulëta. Ne nuk duam më premtime. Ne duam vetëm vaksinat”, tha zoti Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kishin dhuruar më shumë se 110 milionë doza për më shumë se 60 vende të botës. OBSH, e cila kundërshton përdorimin e dozës së tretë të vaksinës kundër koronavirusit, për shkak se shumë vende ende kanë mungesa të vaksinave, thotë se përdorimi i dozës përforëcuese të shtyhet përtej muajit shtator.

Por Izraeli u bë vendi i parë që ofroi dozën e tretë për banorët mbi 60 vjeç. Më pas autoritetet shëndetësore në Izrael zgjeruan programin duke përfshirë punëtorët e vijës së parë si dhe mosha e lejuar për dozën e tretë u ul në 40 vjeç.

“Unë jam shumë i lumtur që doza e tretë u lejua për moshën 40 vjeç e sipër. Isha në pritje”, thotë një banore e Jeruzalemit.

Në fillim të këtij muaji, Franca gjithashtu ofroi dozë e tretë të vaksinës për njerëzit mbi 65 vjeç si dhe për ata me probleme shëndetësore.

“Me kalimin e kohës, ka një rënie të antitrupave për njerëzit që janë vaksinuar gjashtë muaj më parë. Doza e tretë rrit nivelin e antitrupave për ata që janë në rrezik, sidomos njerëzit me imunitet të dobët dhe për njerëzit e moshuar”, thotë Sisley Tatoguen, studente mjekësie

Ndërkohë edhe Kanadaja dhe Gjermania kanë njoftuar se do të nisnin programe të ngjashme vaksnimi, për të dhënë dozën e tretë të vaksinës./ VOA

Lajme të lidhura

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën
Botë

NATO neutralizon raketën balistike që ishte nisur drejt Turqisë, SHBA mbyll konsullatën

14:38 - 09/03/26
Para
Liverpool mund Lidsin dhe ngjitet në krye

Liverpool mund Lidsin dhe ngjitet në krye

TË FUNDIT

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara
Breaking Views

‘Rejsi Farma’ e Merita Sheqit nën hetim për hedhjen në treg të barnave të skaduara

12:53 - 11/03/26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetim ndaj kompanisë farmaceutike Rejsi Farma për përfitime në mënyrë abuzive nëpërmjet skemës se rimbursimit...

Lexo më shumë
Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim

Rritja e çmimit të naftës/ Shoqata e Transportit Qytetas letër Qeverisë, kërkojnë kompensim

12:33 - 11/03/26
Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që bllokohen për mjetet

12:10 - 11/03/26
Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

11:51 - 11/03/26
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia

11:36 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com