GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

VIDEO, Blindohet gjykata e Fierit, vrasësi i Sabrina Begajt del para togave të zeza

10:27 - 14/09/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
VIDEO, Blindohet gjykata e Fierit, vrasësi i Sabrina Begajt del para togave të zeza
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasësi gjakfohtë i 23- vjeçares Sabrina Gebajt në Fier, Elton Metaj sot pritet të njihet me masën e sigurisë. I riu akuzohet për veprën penale “vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Mësohet se prokurore e çështjes është Eglantina Shehu, ndërsa gjyqtare Olkeda Liçe. Sic e shihni dhe nga pamjet e siguruara nga Gijotina.com  gjithë gjykata Fier është rrethuar me forca të shumta të  policisë pas deklaratave ditën e djeshme të të dyja familjeve nëpër media.

Gijotina.com

Dinamika e ngjarjes

Për familjarët e të resë gjurmët e gjakut në banesën “nuk janë fshirë” ende, teksa krimi i pasionit tronditi gjithë opinionin publik. Me dhimbje e të tronditur, familjarët kanë dëshmuar gjithë dinamikën e ngjarjes, sipas të cilës skena e krimit i ngjan një vrasjeje gjakftohtë. Dëshmitare e krimit ishte nëna e të resë, e cila tregon se Sabrina u vra nga një person me rrezik për shoqërinë, me pjatën në dorë, e rraskapitur nga puna. Ndër të tjera, ajo ka dëshmuar e tronditur se Eltoni ka qenë rrezik dhe për babanë dhe vëllanë e Sabrinës, pasi ai shfaqej krejt papritur me armë në dorë dhe i kërcënonte më jetë nësE nuk e kthenin Sabrinën tek ai.

“Dhe çdo natë kur ishte turn i dytë unë dilja sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Vajti ora 10:20, isha ulur te karrigia, nga frika që ka bërë terror në shtëpinë tonë. Ishte hera e dytë që vinte në shtëpinë tonë me kallash. E prita vajzën, ishte me bukë në gojë. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, se po prisja djalin, sa hapi derën thashë “mos ky do jetë Eltoni” me kallash. E mora me të mirë, para 10 muajsh ishe në burg, i thash, merre armën dhe kthehu. “Ku është ajo?”, – më tha. Vajza më thotë: “Ça është?”, doli me pjatë në dorë. Nusja i tha: “Mos e godit atë se është shtazënë”, aty po dilte vajza tjetër dhe ia bëra me dorë largohu. Sabrina i tha: “Hajde se s’ke punë me ata po me mua”, dhe sa ktheu kurrizin e goditi”, dëshmoi nëna e viktimës.

Edhe pse shumë vonë, babai i Sabrina Begajt që u vra gjakftohtësisht nga ish-bashkëshorti ka ngritur zërin dhe kërkon dënimin maksimal për autorin e vrasjes së vajzës. I tronditur e në lot ai ka treguar se vajza ka kaluar peripeci në lidhjen martesore që nuk ia uron t’i ndodhë asnjë vajze tjetër, se bashkëshorti e tradhtonte dhe familja e tij e fshehu pabesisht.

“Vite më parë në pabesi kjo familje më rrëmben vajzën, me mashtrim, për martesë. Në fillim nuk fola, për turp kundrejt të gjithëve që më njihnin, se donte të thoshte që ti nuk je i aftë dhe vajza të iku nga shtëpia. U detyrova, erdha në shtëpi dhe bëra paqe me fëmijën tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë. Pas pak kohësh lindi një fëmijë, Noemi, që është një fëmijë i mrekullueshëm. Filluan grindjet! Ish-dhëndri, ky plehrë e shoqërisë shqiptare, filloi ta tradhtonte. E faktuam dhe vajza merr djalin në telefon dhe i thotë hajde më merr se unë nuk rri më këtu. Pas 5 ditësh vjen dhe e kërcënon në shtëpinë time me armë. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, një mashtruese, doli në televizor dhe tha që armën e kishte marrë në shtëpinë time. Deklaron që unë kisha ndërhyrë në prokurori për ta çuar në një burg në veri”, shpjegon i ati i viktimës konfliktet me dhëndrrin dhe familjen e tij.

Akuza ka hedhur në drejtim të gjyqtarit Piro Sota dhe prokurorit Çlirim Sino, të cilët e nxorën nga burgu duke gënjyer se është i sëmurë mendor.

“Unë denoncoj publikisht prokurorin dhe z. Pirro Sota. Ata e liruan dhe sot iku ime bijë. Akuzoj ish-ministren e Drejtësisë. Kush janë këta mjekë që kanë lëshuar atë dokumentin që na qenka i sëmurë dhe ai të dilte nga burgu. Unë këtë nuk do ta kaloj në plumb, por në varje. U falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Vajza ime sot bënte 23-vjeçe.Në momentin e ngjarjes ka qenë aty edhe nusja e djalit. Vajza i doli para atij që të mos qëllonte kunatën. Unë akuzoj direkt gjyqtarin Pirro Sota. Ai të japë llogari personalisht. I njoh personalisht. Unë kërkoj dënim në litar. Nuk ka më të drejta njeriu me këto lloj fundërrinash. Nuk dua të kem asnjë kontakt me familjen e tij. Opinioni publik në radhë të parë duhet të ngrihet kundër këtyre plehrave në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

A. L / Gijotina.com

Etiketa: Elton Metaj

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
Plot surpriza e sfida mes trajnerëve, rikthehet ndryshe Seria A    

Shkarkohet pas tre javëve trajneri i Seria A

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com