GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

BSH rrëzon qeverinë: Vaksinimi nuk po jep efekt në ekonomi, bizneset janë zhytur në borxhe

11:41 - 14/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
BSH rrëzon qeverinë: Vaksinimi nuk po jep efekt në ekonomi, bizneset janë zhytur në borxhe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vrojtimin e bërë së fundmi Banka e Shqipërisë raporton se, procesi i vaksinimit nuk po jep efekt në ecurinë e ekonomisë. Sipas të dhënave të publikuara, edhe pse procesi i vaksinimit ka filluar prej disa muajsh, ekonomia po ecën në ritme shumë të ngadalta.

Prandaj, BSH i bën thirrje qeverisë që të marrë politika stimuluese për bizneset. Banka thekson se, reformat që do të merren duhet të kenë në fokus biznesin e vogël dhe reduktimin e borxhit publik.

Sipas BSH, duhen ndërhyrje në sistemin fiskal, për të lehtësuar barrën e bizneseve.

“Pavarësisht pritjeve për përshpejtimin e procesit të vaksinimit dhe rigjallërimin gradual të aktivitetit ekonomik, pandemia mbetet e pranishme dhe efektet e saj ruajnë pasiguritë mbi zhvillimet ekonomike. Në këto kushte, është e nevojshme që politikat ekonomike publike të mbeten stimuluese, duke u përshtatur me pritjet për rritjen ekonomike. Për politikën fiskale, në një afat më të shkurtër, merr rëndësi efektiviteti i përdorimit të stimulit fiskal dhe mënyra e financimit të tij, ndërsa në një afat më të gjatë, do të nevojitej ruajtja e angazhimit dhe marrja e masave për konsolidimin fiskal. Ky i fundit është i nevojshëm për të zbutur rreziqet që lidhen me nivelet e larta të borxhit dhe përbërjen e tij”, thuhet në raport.

Ndër të tjera BSH bën me dije se, për shkak të krizës së madhe financiare bizneset kanë marrë borxhe në banka. Më shqetësues është fakti që atyre iu shtohen kamatëvonesat çdo muaj për shkak se nuk kanë aftësi paguese. BSH analizon se, paaftësia likuiduese do zgjasë deri në fund të 2021.

“Rreth 40% e totalit të ndërmarrjeve të përgjigjura deklarojnë se kanë aktualisht hua për të paguar dhe ky tregues është rritur gjatë vitit të fundit. Vlera totale e huasë rezulton afërsisht sa gjysma e vlerës së kapitalit të ndërmarrjes për rreth 80% të totalit të ndërmarrjeve huamarrëse dhe pothuaj e njëjtë me vlerën e kapitalit për 9% të tyre. Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve huamarrëse deklarojnë se pagesa e huasë arrin deri në 20% të të ardhurave të tyre”, thekson BSH.

E.H /gijotina.com/

Etiketa: Biznesborxhet

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
“Më kaloi sipër kokës”, Hamilton: Verstappen më rrezikoi jetën, ja si shpëtova

Verstappen i kaloi mbi kokë, Hamilton shkon në spital në New York

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com