GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria favorizoi koncesionarët gjatë pandemisë, kontratat që ndryshoi në fshehtësi

10:21 - 15/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria favorizoi koncesionarët gjatë pandemisë, kontratat që ndryshoi në fshehtësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aferat korruptive me koncesionet në vendin tonë nuk kanë të mbaruar. Vazhdimisht janë publikuar skandale me kontratat favorizuese që qeveria bën me disa kompani, ndërsa të dhënat e “Open Data” tregojnë që edhe përgjatë këtij viti janë rinegocuar në mënyrë të fshehtë disa kontrata të tjera.

Sqarojmë këtu se, rinegocimi përkon me Ndryshimin e Kontratës apo Marrëveshjes Koncesionare. Ky ndryshim me rinegocim mund të prekë elementë si objekti, palët, afatet, kushtet apo vlerën e kontratës, por edhe shumë element të tjerë që cenojnë xhepat e qytetarëve. Sipas raportit, viti 2020 ka më shumë rinegocime, pasi janë ndryshuar pesë kontrata koncesioni. Po kështu në janar – prill 2021 janë rinegociuar dy marrëveshje koncesionare.

Konkretisht, në shkurt të këtij viti Aeroporti i Rinasit iu dha me koncesion “Kastrati Group”, një nga kompanitë më të përkëdhelura të qeverisë. Ajo që ra në sy është se, ndryshe nga herët e tjera afati i kontratës për këtë kompani u bë 35 vjet. Pra, nëse gjërat nuk ecin si duhet të gjitha pasojat do t’ vuajnë qytetarët, pasi edhe detyrimi i shtetit ndaj kësaj kontrate është i lartë. “Në datën 1 dhjetor 2020 Shoqëria zotëruese Real Fortress Private Limited shiti të plota kuotat e saj në favor të shoqërisë shqiptare Kastrati Group me çmim shitje 71 milion Euro. Me Ligj të Miratuar në Kuvend nr 16/2021 data 8 shkurt 2021, Ligjvënësi  shtoi jetëgjatësinë e Koncesionit me trembëdhjetë vite të tjera afat operimi. Afati i marrëveshjes koncesionare u bë 35 vjet”, thuhet në raport.  

Skandali thellohet pasi qeveria ka nënshkruar shtyrjen dhe ndryshimin e kontratës për koncesionarin në portin e Durrësit, në kohën kur vendi ishte i paralizuar nga pandemia.  Sipas të dhënave, qeveria ka ndryshuar dy herë në mënyrë të fshehtë kontratën për këtë kompani.

“Për Koncesionin për ndërtim, shfrytëzim dhe transferim të një porti të llojit MBM në Porto Romano, Durrës, kontratë që zbatohet nga shoqëria koncesionare Porti MBM, Kjo kontratë është Miratuar me Ligjin nr. 58 në Kuvend në datën 30. Prill 2020, që përkon me datë në të cilën vendi ishte shpallur Në Gjendjen të Fatkeqësisë Natyrore”, thuhet në raport.

Ashtu sikur e prekëm pak më lartë pasojat  financiare që sjellin rinegocimet e këtyre kontratave do të paguhen nga ne si taksapagues. Më konkretisht, ky skandal mund të vërtetohet me favoret që i janë bërë kompanisë “S2 Albania sh.p.k”. Qeveria vendosi të shtyjë pagesën e kësteve për muajt shtator, tetor, nëntor 2020, si dhe shtyrjen e pagesës së këstit të prapambetur të muajit Gusht, pa penalitete apo interesa mbi këto këste. Këto pagesa do të likujdohen nga ana e Autoritetit Kontraktor nga 1 Janar- 31Dhjetor 2022. Por, problemi është se, për këtë shtyrje së bashku me këstin  rregullt vjetor  qeveria me paratë tona do detyrohet të paguaj 16. 591 598 Euro.

Po ku do t’i gjej qeveria këto para, duke qenë se buxheti është dobët me të ardhura?! Sigurisht duke vjelur pa kriter taksat nga qytetarët dhe bizneset.

E.H /gijotina.com/

Etiketa: koncesionkorrupsion

Lajme të lidhura

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26
Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Para
Përgjaket superstrada Lezhë-Milot, kamioni përplas autobusin

Përgjaket superstrada Lezhë-Milot, kamioni përplas autobusin

TË FUNDIT

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!
Aktualitet

Rruga Kombinat–Ndroq–Plepa drejt përfundimit… në 2059!

20:07 - 31/01/26

Punimet për rrugën Kombinat–Ndroq–Plepa po ecin “me ritme të qëndrueshme”, ndërsa autoritetet raportojnë se është realizuar 86% e punimeve në...

Lexo më shumë
Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

Dhuna barbare ndaj çiftit në Durrës, ngujohet familja: Kemi frikë të dalim se autorët lëvizin të lirë

19:47 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat

19:20 - 31/01/26
101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com