Ish-sulmuesi i skuadrës së Interit, Diego Milito ka kritikuar Romelu Lukakun për mënyrën sesi u largua nga zikaltërit. Ai theksoi se belgu nuk duhet të bënte premtime të cilat nuk i mbajti dot.
‘’Është një gjë që nuk duhet bërë kurrë, premtimet që s’i mbani. Një lojtar si Lukaku, i cili dha shumë, mund të vendosë të shkojë diku tjetër, por tifozët janë të zhgënjyer pikërisht nga premtimet që bëri për fanellën e zikaltërve’’, deklaroi Milito.