GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Përjashtimi i Berishës, grupi “Për PD”: Vendim antistatutor, të dorëhiqet Basha

08:42 - 16/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përjashtimi i Berishës, grupi “Për PD”: Vendim antistatutor, të dorëhiqet Basha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Grupi për PD” ka dalë me një deklaratë zyrtare ditën e sotme ku kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD. Ata e kanë konsideruar antistatutor vendimin e Bashës për largimin e ish-liderit historik Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.


“’Grupi për PD’ ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017”.

“Grupi për PD”, ia atribuojnë Bashës humbjen në zgjedhjet e 25 prillit duke e akuzuar se ka bërë marrëveshje me kryeministrin Edi Rama për përfitimet e tij personale.

“Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e radhës për të mbuluar këto pazare”.

Ata kërkojnë sërish reformimin e PD, që kjo e fundit t’i rikthehet demokratëve dhe të jetë anëtarësia që të vendosë mbi të ardhmen e saj.

“Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ri ngrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj. PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi”.

Ndër të tjera, ata shprehen se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë dhe kjo bëhet vetëm më hapjen e partisë.

“Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurrenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pa kapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë”, shkruhet në deklaratë.

Ditën e djeshme, anëtarësia e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kërkoi një referendum për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i partisë, një ditë para se ish-kryeministri të nisë turin e takimeve në bazë. 

Etiketa: Grupi per PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Para
Luhen sot tetë sfida të Europa League, mund t’i ndiqni në këto orare

Rikthehet Europa League, 30 skuadra në garë për trofeun kampion 

TË FUNDIT

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës
Aktualitet

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

Fermerët nga Selaniku Lindor dhe Halkidiki në Greqi donin sot që të bllokonin hyrjen në aeroportin “Maqedonia” për një kohë...

Lexo më shumë
Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com