GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“2000 banesa sociale”, Programi ekonomik i qeverisë: Nga rritja e pagave 40% për mësuesit, tek legalizimet dhe rindërtimi

09:58 - 16/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
“2000 banesa sociale”, Programi ekonomik i qeverisë: Nga rritja e pagave 40% për mësuesit, tek legalizimet dhe rindërtimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme kryeministri, Edi Rama, do prezantojë sot programin e qeverisë së re. Ky program pritet të zgjat në 4 orë prezantim dhe sipas të dhënave fokusi do të jetë tek familjet në nevojë , të prekurit nga tërmeti, rritja e pensioneve dhe familjet e reja. Në programin e bërë publik bëhet me dije se, duke filluar nga korriku i vitit 2020 do të rriten gradualisht dhe në mënyrë të përshkallëzuar pagat për mësuesit, mjekët, infermierët e punonjësit e administratës publike.

Konkretisht, deri në fund mandati rriten me 40% pagat e mësuesve, mjekëve e infermierëve, ndërsa pagat e punonjësve të administratës rriten me 30%

“Rrisim pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve me 40% deri në fund të mandat të tretë. Rrisim pagat e punonjësve të administratës publike me 30% deri në fund të mandat të tretë.  Rrisim pagën mesatare në administratë, nga 72 mijë lekë/muaj në 85 mijë lekë/muaj deri në fund të mandat të tretë”, thuhet në raport.

Çështja e rindërtimi ka qenë një nga më të debatuarat, pasi shumë familje ankohen se kanë kaluar dy vite kur tërmeti goditi vendin tonë dhe ata jetojnë ende në çadra. Në program thuhet se,  deri në fund të pranverës së vitit 2022 të gjithë banorët që u prekën nga tërmeti shkatërrimtar i 2019 do të hyjnë në banesat e tyre. Gjithashtu mbi 4 mijë familje do të  marrin rregullisht bonusin e qirasë.

“4500 banesa të reja individuale do të përfundojnë, duke strehuar të gjithë banorët që humbën shtëpitë e tyre. 13 mijë familjet që po trajtohen aktualisht me bonus qiraje do të vijojnë të marrin bonusin dhe përfitimet e tjera deri në ditën që do t’u dorëzohen çelësat e shtëpisë së re në dorë. 12 mijë apartamente në lagjet e reja do të jenë ndërtuar duke strehuar të gjithë familjet që humbën apartamentet e tyre”, lexohet në objektivat e qeverisë së re.

Programi rendit si objektiv të veçantë  shpërndarjen e kredisë së butë për çiftet e reja, jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha Bashkitë e vendit.

“Qeveria zotohet t’u ofrojë familjeve të reja 1 milion lekë mbështetje për pagesën fillestare dhe zbutjen e interesit për blerjen e shtëpisë. Synohet të ndërtohen rreth 2000 banesa sociale në vit për familjet të cilat nuk përfitojnë nga paketa e familjeve të reja, përmes një instrumenti të posaçëm të garancisë sovrane nga qeveria”, përcakton programi.

Në program parashikohet nxitja e ndërveprimeve ekonomike e sociale përmes vijimit të investimeve në ujësjellës-kanalizime, energji elektrike, shërbime shëndetësore e arsimore, infrastrukturë rrugore dhe në përmirësimin e teknologjisë e njohurive prodhuese.

Po ashtu, në programin e saj për katër vitet që vijnë qeveria thekson se do e mbështesë fshatin me: “Mekanizma mbështetës për rritjen e numrit të bizneseve agroturistike dhe bujtinave politikave nxitëse dedikuar emigrantëve, të rinjve dhe rritjes së përfshirjes së grave në sektor”.

 Për këtë garanton se do miratohet fondi 70 milionë euro për të financuar fermerët, ndërsa përcakton se do të vijojë shpërndarja e naftës falas dhe lëndëve të tjera pa taksa.

“70 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerët nëpërmjet naftës pa akcizë dhe skemave kombëtare të mbështetjes.146 milionë euro mbështetje nëpërmjet programit IPARD III; TVSH zero për: makinat bujqësore si në import ashtu dhe brenda vendit; 27 zëra doganorë të peshkimit; rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferët, motorët e anijeve etj., në bordin e anijeve të peshkimit, të trajtuara si furnizime bordi; Tarifa zero për regjistrimin dhe vaksinimin e detyruar të blegtorisë; Blerja e gazoilit nga anijet e peshkimit me 0 akcizë, 0 taksë karburanti dhe 0 taksë karboni; o tatim fitimi 5 për qind për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor”, thuhet në program.

Ndër të tjera, qeveria parashikon përmbylljen e procesit 30-vjeçar të ndërtimeve pa leje, duke u zotuar që brenda vitit 2022 asnjë banesë shqiptare që përmbush kushtet të mos mbetet pa u legalizuar.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: legalizimepagatstrehim

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Sot mbledhja e përbashkët mes Albin Kurtit dhe Zoran Zaev

Sot mbledhja e përbashkët mes Albin Kurtit dhe Zoran Zaev

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com