GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ndërron jetë 23-vjeçarja në Drenas, familjarët ia hedhin fajin vaksinës: E detyruan të vaksinohej

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja kush është shteti i parë në Europë që do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mes protestave dhe manifestimeve kundër vaksinimit të detyrueshëm për të cilën qeveritë e disa shteteve kanë diskutuar për ta vendosur në fuqi, një ngjarje e rëndë në Drenas pritet të tensionojë situatën. Mësohet se një 23-vjeçare ka ndërruar jetë, por familjarët e saj thonë se vdekja ndodhi tri ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

Familjarët e 23-vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Telegrafi ka kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të sqaruar informatat rreth arsyes se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a ka pasur paraprakisht ndonjë informatë shëndetësore për pacienten.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt. “Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai. Lidhur me rastin, Telegrafi ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), por që deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me COVID-19, por në të njëjtën kohë ka vazhduar edhe vaksinimi i qytetarëve pa ndonjë komplikim serioz të paraqitur nga institucionet shëndetësore dhe përgjegjëse. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës, deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Në Kosovë janë duke u aplikuar dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Etiketa: DrenasViktime

Lajme të lidhura

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri
Breaking Views

Largohet kreu i Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, ja kush emërohet administrator i ri

21:38 - 05/08/26
Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu
Breaking Views

Qumështi VITA me vaj palme, ekspertët: AKU ta tërheqë përkohësisht nga tregu

20:28 - 05/08/26
Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat
Breaking Views

Anulimi i koncensionit për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Do të çojmë çështjen në Arbitrazh ndërkombëtar, kemi provat

19:11 - 05/08/26
Para
Champions League/ Sheriff Tiraspol dhe Salzburg avancojnë në fazën tjetër

Formacioni i javës i Champions League, kryeson Lewandowski, lihen jashtë Messi e Ronaldo

TË FUNDIT

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut
Aktualitet

Projekti për kompaninë shtetërore të barnave, Tabaku: Qeveria po kalon nga paracaktimi i tenderëve, te kontrolli i gjithë tregut

12:07 - 06/08/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do...

Lexo më shumë
Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

Lionel Messi shënon golat e parë me Inter Miamin pas Botërorit

11:51 - 06/08/26
Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Himarës, arrestohen tre persona

11:32 - 06/08/26
“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

“Vrau në Belgjikë në ’97 vajzën që e shfrytëzoi për prostitucion”, policia jep detaje mbi krimet e Sokol Hoxhës

11:24 - 06/08/26
Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

Zhupa ngre alarmin për projektin në Sarandë: Hapësira sportive e shkollës po kthehet në parking

11:08 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com