GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama mbërrin në parlament dhe kapet me opozitën: Nuk ka rregullore që detyron kryeministrin të jetë në parlament

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama mbërrin në parlament dhe kapet me opozitën: Nuk ka rregullore që detyron kryeministrin të jetë në parlament
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një orë vonese ka mbërritur në Parlament kryeministri Edi Rama. Më herët ka pasur debate mes opozitës që kërkonte prezencën e kryeministrit dhe mazhorancës, e cila kërkonte vazhdimin e punimeve të seancës. Fillimisht seanca nisi në orën 16:00, por është ndërprerë disa herë.

Grupi parlamentar i PD-së theksoi se Edi Rama e ka detyrim kushtetues të dëgjojë opozitën për një çështje të rëndësishme siç është programi i ri qeverisës. Ndërkaq, kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, thanë se ligji nuk e kushtëzon kryeministrin të jetë i pranishëm në seancë. Lindita Nikolla njoftoi se Rama do të mbërrijë në orën 17:00, por ai u pa në ambientet e Kuvendit ne orën 18:00.

Sapo ka mbërritur në parlament, Rama ka marrë fjalën në foltore dhe është kapur me opozitën. Ai ka thënë se në asnjë rregullore nuk është shkruar që kryeministri duhet të jetë me detyrim në sallë. Më tej ai tha se bllokimi me forcë i foltores, me përdorimin e trupit si pengesë me PS nuk kanë fituar ndonjëherë dhe as nuk do të fitojnë.

“Në këtë rregullore nuk shkruhet në asnjë rresht që ka detyrimin të qëndrojë në sallë kur nuk mund të jetë. Së dyti, dëgjon e gjithë qeveria këtu dhe sigurisht që një debat i zgjatur aq shumë orë nuk mund të jetë i ndjekur nga të gjithë, por gjithçka që thuhet këtu dhe ka interes për ne analizohet më pas. Unë nuk erdha në orën 16:00, për asnjë arsye tjetër por prej ngarkesën e punës, sepse pasnesër do të largohem për shumë ditë. Megjithatë kur mora mesazhin nga kryetarja që ju kishit ngritur çështjen gjatë fjalës së kryetarit të PD, thashë që do të isha në orën 17:00. Unë do të isha këtu dhe kryetari do të merrte fjalën. Por ju bllokuar foltoren. Me të keq, me akte që vënë para forcën fizike përdorimin e trupit si pengesë me ne as nuk keni fituar ndonjëherë dhe as nuk do të fitoni” – tha Rama.

Më tej Rama ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj dhe me deputetin Ervin Salianji ku nuk kanë nunguar ironitë.

Etiketa: Edi RamafoltoreKryeministriParlament

Lajme të lidhura

Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria
Aktualitet

Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria

12:49 - 12/09/26
Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet
Aktualitet

Homazhe në nderim të Azem Hajdarit/ Noka: Të ngrihemi dhe të rrëzojmë narko-regjimin, kjo është rruga e vetme që na ka lënë amanet

11:56 - 12/09/26
Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës
Aktualitet

Berisha takohet me kongresmenin Gooden: Duhet drejtësi e pavarur dhe luftë kundër karteleve të drogës

11:39 - 12/09/26
Para
Berisha: PD i humbi zgjedhjet, Basha të jepte dorëheqjen

Berisha: PD i humbi zgjedhjet, Basha të jepte dorëheqjen

TË FUNDIT

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

13:26 - 12/09/26

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë të fortë demografike, familjet po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, të rinjtë...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

Ujërat e zeza në mes të plazhit në Golem, pushuesit vijojnë të lahen pranë tubit të shkarkimit

13:11 - 12/09/26
Pezullohet nga detyra oficeri i policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

Qarkullonte me armë pa leje, arrestohet në Durrës nipi i Lefter Kokës

13:01 - 12/09/26
Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria

Nga trafiku i armëve te bankat, Tabaku “shënjestron” Ramën: Ja si u vidhen paratë shqiptarëve nga qeveria

12:49 - 12/09/26
OSHEE njofton se në këto 8 zona do të ketë shkëputje të energjisë elektrike nesër

Ra në kontakt me energjinë gjatë riparimit të linjës elektrike, humb jetën 32-vjeçari në Belsh (Emri)

12:12 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com