Arbitri shqiptar Enea Jorgji u bë protagonist në sfidën ndërmjet Jablonecit dhe Kluzhit në Ligën e Konferencës. Ishte minuta e 51 e ndeshjes ku bilbili shqiptar akordoi penallti për vendasit pasi konsistoi në një prekje të topit me dorë në brendësi të zonës teksa i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit. Rumunët nuk ishin aspak dakord me vendimin e Jorgjit duke shpërthyer në protesta.