Skuadra e Romës siguroi një fitore tenistike 5-1 ndaj CSKA Safio në kuadër të Ligës së Konferencës. Në duelin e zhvilluar në “Stadio Olimpiko” verdhekutë ishin dukshëm favorit edhe pse u gjendën në disavantazh në startin e takimit. Më pas verdhekuqtë shënuan plot 5 gola.
Skuadra tjetër italiane e Napolit barazoi vetëm në fundin e ndeshjes ndaj Leicesterit në sfidën e vlefshme për Europa League.
Vendasit siguruan avantazhin e dyfishtë përpara se të shënonin dy herë me anë të sulmuesit Osimhen. Një pikë shumë e vlefshme për bardhekaltërit të cilët shmangën humbjet ndaj rivalit direkt të grupit C.