GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Burracakët vrasin në emër të dashurisë që nuk e kanë njohur kurrë

09:47 - 17/09/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Burracakët vrasin në emër të dashurisë që nuk e kanë njohur kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Letra e Elton Metës për të sqaruar opinion publik tregon se sa shumë ka vuajtur viktima, ish gruaja e tij, 23-vjeçarja Sabrina Begaj në këtë familje ku ka shkuar 13 vjeçe. Kundër ligjeve të vendit që e ndalojnë dhe dënojnë një veprim të tillë, kjo situatë nuk është vënë re nga askush! Të gjithë kanë heshtur si familja e viktimës si ajo e vrasës. Dhe kur ky fëmijë rritet, 10 vite më vonë, ndonëse ka një fëmijë për të rritur tashmë vendos të marrë drejtimin e jetës së saj, të punojë dhe ndërtojë një jetë pa frikë, dhunë e kërcënime, një person me probleme mendore dhe i sapodalë nga burgu i shkon në derë të shtëpisë dhe e vret. Askush nuk e mbrojti dot, as familja, urdhri i mbrojtjes. Kjo nuk është një tragjedi, por shumë tragjedi në një të vetme.

Shuplakën e parë të madhe Sabrina e mori nga familja e saj, të cilët nuk ditën ta rrisin e edukojnë, por as ta mbrojnë. E lanë në derë të huaj sepse tha “po, e dua, kam ardhur me dëshirë në familjen e atij që i mori jetën”. Prindërit e lanë 13 vjeçe në derë të huaj. Si mund ta vrasësh ndryshe fëmijën tënd? Ky është problemi i familjes, i prindërve, i nënës dhe i babait. Po. Ata nuk ditën ta rrisin, edukojnë dhe mbrojnë. E hodhën në rrugë! E mohuan! E çuan te burri! Kjo është e tmerrshme, ata duhet të ishin dënuar të parët.

Herën e dytë Sabrinën e goditi jeta. Zgjedhja e hershme e bërë nga padituria. Zgjimi në një shtëpi që nuk është ajo e princit të ëndrrave në përrallat që ka dëgjuar. Përplasjet me vjehrrën, të cilat u faktuan në të gjitha format e mundshme. Dhe në fund, tradhtia dhe zhgënjimi.

Sabrina Begaj më në fund kupton se nuk mund të jetojë në këto kushte. Flet me familjen e saj dhe largohet. Familja i ofron mbështetje, e merr në shtëpi dhe kjo është për t’u vlerësua. Policia i jep një urdhër mbrojtje dhe Elton Meta është në burg. Duket se gjithçka ka shkuar në rrugën e duhur për një vajzë që ka marrë kaq shumë goditje nga jeta. Por jo! Gjyqtari konstaton se 31-vjeçari ka probleme mendore dhe vendos ta lirojë nga burgu. I mjafton një letër mjeku dhe e liron një dhunues, i cili pasi i shpëton dënimit për dhunë sigurisht që do të vrasë. Puna e parë që bën blen armën! E kërcënon të kthehet! Nuk pranon! E vret!

E vret sepse ajo duhet të qëndrojë pranë tij, sepse me siguri mendon se: Ai që të do të rrah, e kur të do shumë të vret! Këtu lind teza “e vrava nga dashuria. Nuk jetoja pa të. Nëse nuk është me mua, nuk do të jetë me askënd. Nëse nuk është e imja…” Një jetë nuk është më. Një grua e vrarë më shumë. Një numër. Një shifër. Një statistikë, kaq vlen.

Edhe në botën tjetër, Elton Meta nuk e lë të prehet e qetë Sabrina Begajn. Ai do patjetër që opinioni publik të dijë se para se ta vriste ka kryer marrëdhënie seksuale me të! Kjo është e tmerrshme. Kurrsesi nuk mundet që pas vdekjes së saj, pas vrasjes, një person me probleme të pretenduara mendore, një vrasës të lejohet të flasë në emër të “sqarimit të opinionit publik”. Sipas tij, megjithëse u kthyen bashkë, kryen edhe marrëdhënie, ajo paska një të dashur dhe kjo i jep të drejtë ta vrasë. Kjo është e barabartë me raportin mjekësor të atij mjeku që e ka firmosur që ky të lirohet nga burgu. Me siguri nëse prindërit e tij i nënshtrohen një vizite mjekësore do të rezultojnë me probleme serioze mendore, më shumë se i biri.

Po. Një femër mund të tradhtojë, por askush nuk mund ta vrasë. Një femër mund të divorcohet, askush nuk mund ta vrasë. Një femër mund të bëjë ç’të dojë me jetën e saj, nëse nuk të pëlqen largohu, por mos e prek. Jo ti! Ti nuk ke të drejtë t’i marrësh jetën! Nuk është pronë e jotja! Nëse nuk di ta mbash lërë të ik. Mos vrit sepse nuk je burrë. Vrasja nuk të bën burrë. Nuk bëhesh burrë kurrë!

Duhet rikthyer dënimi me vdekje, ose me burgim të përjetshëm për të gjithë ata që guxojnë  të dhunojnë gratë dhe vajzat. Vetëm frikë mund të kontrollojë kafshërinë burracakëve.

Etiketa: burracakVrasje

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen
Breaking Views

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26
Para
Mbahet sot në Athinë Samiti Euromesdhetar, e pranishme Von der Leyen

Mbahet sot në Athinë Samiti Euromesdhetar, e pranishme Von der Leyen

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com