Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i është bashkuar listës së politikanëve që kanë uruar besimtarët myslimanë në festën e Fitër Bajramit.
Ajo ka zgjedhur një foto nga xhamia e Tiranës, krahas së cilës uron besimtarët për shëndet dhe mbarësi dhe familje.
“Ju uroj nga zemra Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve muslimanë. Shëndet e mbarësi në familjet tuaja”, shkruan ministrja Manastirliu.