Të shtëna me armë janë regjistruar në Shkollën e Mesme Newport News në Virxhinia. Dy nxënës kanë mbetur të plagosur, të cilët u dërguan në spital.
Sipas autoriteteve të policisë, nxënësit u larguan nga Shkolla e Mesme dhe u dërguan në fushat e tenisit aty pranë.
Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori u arratis nga vendi i krimit. Guvernatori i Virxhinias, Ralph Northham shkroi në Twitter se po monitoronte situatën, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.