GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Facebook zbulon: 128 mln votues lexuan informacionet e financuara nga Rusia gjatë presidencialeve amerikane

12:26 - 31/10/17
në Bota, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Learta një nënë me shumë shije, kaq bukur i ka kombinuar fëmijët për Bajram
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Facebook pohon se gjysma e votuesve amerikanë kanë lexuar informacionet e financuara nga Rusia gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar në SHBA. Të dhënat publikohen një ditë pas ngritjes së padisë penale ndaj ish-kreut të stafit elektoral të Trampit, Pol Manafort.

Të paktën gjysma e votuesve amerikanë kanë lexuar informacionet e sponsorizuara nga Rusia, gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit të kaluar. Këtë e pohon rrjeti më i madh social i botës Facebook, përmes një deklarate me shkrim, dërguar komisionit të drejtësisë në Senatin Ameirkan që po heton skandalin Russiagate.

Sipas Facebook, për periudhën qershor 2015 – gusht 2017, në këtë rrjet social kanë qarkulluar rreth 80 mijë postime me informacione të sponsorizuara nga Moska, që janë lexuar nga 128 milionë votues amerikanë. Të shumta kanë qenë gjithashtu edhe informacionet e shpërndara në të tjera media gjigande sociale si Tuiter dhe Alfabet, drejtuesit e të cilëve do të dëshmojnë gjatë kësaj jave në komisionet hetimore parlamentare.

Po ashtu motori më i madh global i kërkimit në internet Google ka zbuluar dy llogari të krijuara nga një agjenci kërkimore në internet me qendër në Rusi, prej të cilave janë shpenzuar 4700 për publikimin dhe shpërndarjen në internet informacioneve që kishin të bënin me zgjedhjet presidenciale amerikane të 8 nëntorit 2016. Me mijëra përllogariten edhe llogaritë në Tuiter e Youtube që kanë gjeneruar të tilla informacione. Megjithatë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka hedhur poshtë akuza të tilla, duke i konsideruar ato si “Fantazi” të sajuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa.

Një ditë më parë, prokurorët amerikanë vendosën masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kreun e fushatës së Trampit, Pol Manafort dhe disa bashkëpuntorë të tij. Ata dyshohen se kanë marrë financime nga Moska, që ka pasur për qëllim të ndikojë në zgjedhjet presidenciale amerikane, duke zgjedhur president republikanin Donald Tramp.

 

 

 

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para

Durrës, arrestohet 24 vjeçari. Dhunoi dhe mbajti peng disa orë një shtetase ukrahinase

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com