GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OKB lëshon fonde për të parandaluar shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Afganistan

19:10 - 22/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OKB lëshon fonde për të parandaluar shkatërrimin e sistemit shëndetësor në Afganistan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombet e Bashkuara kanë thënë se do të lëshojnë 45 milionë dollarë për ta ndihmuar sistemin shëndetësor të Afganistanit, i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është “buzë shkatërrimit”, pas marrjes së pushtetit nga talebanët në mesin e muajit gusht.

Sistemi shëndetësor i Afganistanit ka hyrë në krizë të madhe, pasi talebanët kanë marrë pushtetin, duke komplikuar sigurimin e ndihmave dhe duke lënë shumë qendra mjekësore pa staf.

Shumë shtete dhe organizata ndërkombëtare kanë pezulluar ndihmat për Afganistanin, në mënyrë që t’ua pamundësojnë talebanëve qasjen në para, ndërkohë që dhjetëra mijëra mjekë afganë dhe staf tjetër shëndetësor kanë ikur dhe shumë grave u është ndaluar puna.

“Sistemi shëndetësor i Afganistanit është buzë shkatërrimit”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, dhe drejtori rajonal, Ahmed al-Mandhari, më 22 shtator, pas një vizite në Kabul.

Në një deklaratë të lëshuar më 22 shtator, shefi për ndihma në Kombet e Bashkuara, Martin Griffiths, ka thënë se 45 milionë dollarë do të ndahen për OBSH-në dhe Fondin për Fëmijë të OKB-së (UNICEF), të cilat më pas do t’i ndajnë ato fonde për organizatat joqeveritare, në mënyrë që të veprojnë deri në fund të vitit.

Shefi i OBSH-së ka thënë se nëntë ka 37 spitalet që kanë trajtuar pacientë të sëmurë me koronavirus në Afganistan janë mbyllur dhe “të gjitha aspektet për luftim të pandemisë kanë rënë në ujë, përfshirë vëzhgimin, testimin dhe vaksinimin”

Ndonëse 2.2 milionë persona janë vaksinuar kundër këtij virusi para muajit gusht, shkalla e imunizimit “ka rënë dukshëm” në javët e fundit dhe 1.8 milion doza në këtë shtet vazhdojnë të jenë të pashfrytëzuara.

OBSH-ja ka thënë se ka dërguar 170 tonë pajisje mjekësore në Afganistan, prej kur talebanët kanë marrë pushtetin.

Për të vazhduar ndihmën, OBSH-ja ka thënë se i duhen 38 milionë dollarë për katër muajt e ardhshëm. / REL

Lajme të lidhura

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Para
Zhduket një adeleshent shqiptar në Greqi

FOTO, “Pa të mirën time, s’ka kuptim jeta”, kush është mësuesja që u vra me pushkë nga ish-i dashuri në Greqi

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com