GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me tenderin e uniformave, SPAK çon në gjykatë 9 zyrtarët e ministrisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me tenderin e uniformave, SPAK çon në gjykatë 9 zyrtarët e ministrisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për abuzimin me tenderat e uniformave të Policisë së Shtetit. Pas mbylljes së hetimeve, SPAK i ka komunikuar akuzën 9 ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme, ndaj të cilëve është ngritur akuza e “shkeljes së barazisë në tendera”. Tashmë pritet që dosja ti kalojë gjykatës e cila do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e SPAK, për ta kaluar çështjen në gjykim.    

Për abuzimin, akuza e shkeljes së barazisë në tendera i është komunikuar Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, dhe bashkëpunëtorëve të saj, anëtarët e njësisë së prokurimit, Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj.

Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit,  në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas SPAK këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, tender i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat  e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra.

Sipas prokurorisë, zyrtarët e ministrisë kanë ndërhyrë edhe në zërat e tenderit në mënyrë që të përshtateshin me ofertën e kompanisë që e ka fituar tenderin.

Etiketa: Spaktendera

Lajme të lidhura

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit
Aktualitet

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua
Aktualitet

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Para
Zjarri në Vajkan të Fieri, deputeti i PD: Ka orë të tëra që përparon

Zjarri në Vajkan të Fieri, deputeti i PD: Ka orë të tëra që përparon

TË FUNDIT

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është bërë objekt i një sulmi kibernetik gjatë ditës së...

Lexo më shumë
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com