GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Çmimi Letrar “Vexhi Buharaja”/ Organizohet në Berat edicioni i 2-të i konkursit, ja mesazhi i kreut të jurisë, Aleksandër Çipa

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Çmimi Letrar “Vexhi Buharaja”/ Organizohet në Berat edicioni i 2-të i konkursit, ja mesazhi i kreut të jurisë, Aleksandër Çipa
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 101-vjetorin e lindjes së poetit, studiuesit e përkthyesit “Vexhi Buharaja”, emrin e të cilit mban edhe biblioteka e qytetit të Beratit, është organizuar në ambientet e kësaj biblioteke konkursi: Çmimi Letrar “Vexhi Buharaja”. Në këtë konkurs morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Chicago, etj.

Konkursi u zhvillua në kategoritë: Poezi, Ese e Përkthime dhe pjesë e tij u bënë 37 konkurentë, që performuan denjësisht në fushat e përzgjedhura. Juria dinjitoze me emra të njohur në fushën e letërsisë dhe publicistikës i dha rëndësinë e veçantë këtij çmimi, duke përcaktuar edhe fituesit e 5 kupave.

Në poezi u shpallën fitues Alban Tufa dhe Alma Zenellari, në përkthime Visar Zhiti e Artan Sadiku dhe në Ese u shpall fitues Fluranc Ilia. Kryetari i jurisë, Aleksandër Çipa, i ka cilësuar këtë edicion që mbajnë emrin e orientalistit të famshëm shqiptar Vexhi Buharaja si një risi dhe traditë,që starton në qytetin kulturor të Beratit.

“Personaliteti që sfidoi përmes gjuhës prurjeve dhe shkëmbimeve të letërsisë,në dimensione që sfiduan kohën. Emri i Vexhi Buharasë është simboli që tejlalon dhe kapërcen kohësinë njerëzore. Ai u mor me letërsinë perse dhe letërsitë orientale në përgjithësi por edhe shkëmbeu letërsinë shqipe me këto territore kultorologjike të hapësirës ndërkombëtare. Vexhi Buharaja është një burrë kilometrik për të gjithë përkthimtarinë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë për shkrimtarinë në tërësi”, ka thënë Çipa.

Për zv/kryetarin e jurisë së këtij konkursi, Ymer Çiraku, “Vexhi Buharaja ka qënë model i njeriut të letrave, me diapazon të gjerë dhe që ka vendosur gurë të skalitur në panteonin e kulturës shqiptare, të shprehura në mijëra e mijëra fletë të shkruara nga dora e tij që gjenden në arkivën e Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave. Rreth 480 mijë mbishkrime turko-arabe dhe dokumente që hedhin dritë në historinë 500-vjeçare të kombit tonë mbajnë firmën e Buharasë”.

Lajme të lidhura

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Para
Para CASH, biznes e apartamente/ GJKKO vendos sekuestro për pasurinë e Doçajt

Para CASH, biznes e apartamente/ GJKKO vendos sekuestro për pasurinë e Doçajt

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com