GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Nis “lufta e ftohtë” në PS, Gjiknuri kunja Ballës: Bëri punë të mirë në Elbasan, por nuk u kujdes për karrierën politike

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Nis “lufta e ftohtë” në PS, Gjiknuri kunja Ballës: Bëri punë të mirë në Elbasan, por nuk u kujdes për karrierën politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që pas ndarjes së posteve në Partinë Socialiste, duket se shumë figura brenda saj nuk po e mbajnë dot zhgënjimin që nuk fituan poste në qeveri dhe me postet e reja brenda PS. Dyshimet i ka shtuar sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri me mesazh që i ka dërguar “live” paraardhësit të tij në post, Taulant Ballës.

Në një intervistë për mediat, ku u pyet për Taulant Ballën, i cili u vendos drejtues politik në Fier nga kryeministri Edi Rama, Gjiknuri tha se Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, por duhet që të kujdesej më shumë për karrierën e tij politike.

Në formën e një paralajmërimi, socialisti i ka bërë me dije Ballës se duhet të kujdesej për karrierën e tij politike, e të mos e hidhte poshtë për “kapriço”.

“Balla ka bërë një punë të mirë në Elbasan, tani është vendosur në një qark tjetër për të drejtuar, sepse kjo është bërë edhe për arsye të politikave të PS brenda partisë, për një rifreskim të qarqeve. Megjithatë do i thoja që mos të hedhë poshtë të gjithë karrierën politike për një kapriço personale,”- tha Gjiknuri.

Në Asamblenë e PS-së, Balla u caktua për të drejtuar qarkun e Fierit, nga ku edhe doli në kundërshtim me Gjiknurin. Ky i fundit nuk u shpreh i kënaqur nga rezultati, ndërsa Balla nuk i kurseu lavdet për paraardhësin e tij në qark, Gramoz Ruçin.

Po ashtu në ditën e Asamblesë, ku Gjiknuri zuri vendin e Ballës si drejtues politik në Elbasan, deputeti shigjetoi Gjiknurin duke u shprehur me kunj duke thënë se “s’bie tërmet në Elbasan”, duke iu referuar edhe batutës së Gjiknurit, e cila u zbardh gjatë përgjimeve të dosjes “184”. Mesa duket lufta e ftohtë mes socialistëve ka nisur.

Etiketa: Damian Gjiknurilufta e ftohteTaulant Balla

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Nuk e lejuan në spital sepse ishte me Covid, shqiptarja humb foshnjën pasi priti dy orë në parking

Nuk e lejuan në spital sepse ishte me Covid, shqiptarja humb foshnjën pasi priti dy orë në parking

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com