Skuadra e Romës po fiton me shifrat minimale 1-0 ndaj Udinezes në sfidën e cila po zhvillohet në “Stadio Olimpico”. Verdhekuqtë kaluan në avantazh në pjesën e parë me anë të sulmuesin Abraham.
Ish-futbollisti i Chelseat u asistua nga Calafiori dhe kaloi në avantazh kryeqytetasit. Roma po dominon takimin dhe është vendosur në kërkim të golit të sigurisë. Të bësuarit e trajnerit Murinjo kërkojnë fitoren për të vijuar rrugën drejt objektivave final.