GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Bundestagu i dominuar nga burrat. Gratë jo sa duhet të përfaqësuara

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bundestagu i dominuar nga burrat. Gratë jo sa duhet të përfaqësuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku është sot: Deputetes konservatore të Parlamentit gjerman që vjen nga Bremeni. Për Elisabeth Motschmann-in, parlamenti gjerman. Bundestag, vazhdon të mbetet çështje  burrash. Ajo shpjegon, se “Ata nuk duan gra që kundërshtojnë. Kjo gjë është ngulitur thellë! Gratë që nuk notojnë në rrymën e burrave, gratë që nuk janë servile dhe prej të cilave vijnë të papritura, gratë që nuk janë njësoj si shoku që kanë ngjitur, këto gra nuk e kanë të vështirë”. 

Përvoja të tilla kanë pasur edhe gra të tjera në grupet e ndryshme parlamentare politike. Edhe politikania socialdemokrate, Ulla Schmidt është njëra prej tyre. 72 vjeçarja është aktive në politike që prej 30 vitesh. Fillimisht në politikën komunale, më vonë si ministre dhe zëvendëspresidente e Parlamentit gjerman. „Unë u në fillim të karrierës sime politike njëherë u indinjova shumë kur një ditë dikush më tha: „Ti nuk qenke edhe aq e shpifur. Ti edhe mund të ishe martuar, po të mos merreshe me politike.” Në atë kohë njerëzit ende mendonin, se gratë që kërkonin të zinin poste politike, ishin gra të palumtura, që nuk kanë pasur fat me burrat dhe që kërkonin të plotësoheshin diku tjetër, shpjegon ajo më tej.

Infografik Bundestag Frauenanteil ENG


Elisabeth Motschmann kujton, se „në fillim të karrierës sime politike, 30 ose 40 vjet më parë kur ishte puna për të emëruar ose për të gjetur një grua për ndonjë nga postet, si për ato me pagesë ashtu edhe për ato vullnetare, shtroheshin pyetje si: A është e paraqitshme? Unë e kam përjetuar një gjë të tillë.” 

Përvoja të tilla nuk janë raste të rralla, thotë studiuesja e shkencave politike, Elke Wiechmann. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen. „Tani këtu është pak a shumë normale të flasësh kështu për gratë, të flasësh kështu me gratë. Për ta mbytur zërin e gruas ose për të bërë komente të caktuara, pa vend.” 

Jo vetëm mënyra e sjelljes që do të ishte e ndryshme, thotë ekspertja, por nëse në parlament do të kishte më shumë gra, atëherë edhe diskutimet do të ishin të tjera, edhe vendimet do të ishin ndryshe. „Nëse ato janë për nga numri kaq pak në Parlament, atëherë temat për të cilat interesohen ato nuk futen patjetër në redn dite, që do të thotë se ato nuk diskutohen fare.” 

Por edhe për shpërndarjen e posteve të parlamentit apo të qeverisë, diskutohet shumë pak, thotë deputetja socialdemokrate, Ulla Schmidt. Ajo ka qenë ngarkuar me çështjet e barazisë gjinore dhe ka parë se postet e ministrave dhe postet zyrtare është e vështirë të merren nga gratë. „Kemi pasur gra që kanë zënë postet, por vetëm në mënyrë sporadike. Në fund të fundit, nëse një burrë pret të marrë një post, atëherë ai e merr atë. Edhe sot kështu ndodh.” 

Aktualisht në parlamentin që pritet të mbyllet, numri i burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. Mbetet të shihet si do të rezultojë me zgjedhjet për parlamentin e ri më 26 shtator. Shpresat për një ndryshim thelbësor janë të vakura. Sidoqoftë në garën elektorale ka shumë gra që kandidojnë. /DW

Etiketa: Bundestagburra

Lajme të lidhura

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord
Botë

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë
Botë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26
Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut
Botë

Mister në Mesdhe, fundoset anija ruse që dyshohet se transportonte reaktorë bërthamorë për Korenë e Veriut

15:29 - 12/05/26
Para
Pesë ditë bllokadë, serbët shtojnë mjetet e rënda në kufi

Pesë ditë bllokadë, serbët shtojnë mjetet e rënda në kufi

TË FUNDIT

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës
Breaking Views

Rritje apo ulje? Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

16:29 - 13/05/26

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë vendimin e ri për çmimet tavan të karburanteve në vend. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

Kriza e karburanteve, IEA: Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord

15:32 - 13/05/26
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës

15:22 - 13/05/26
Neuer sulmon Bayern: Po e rishikoj të ardhmen time këtu

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin

15:11 - 13/05/26
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë

14:45 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com