GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Shqipëria e katërta në rajon për numrin e të vaksinuarve, renditemi pas Serbisë, Greqisë e Maqedonisë

09:40 - 24/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Shqipëria e katërta në rajon për numrin e të vaksinuarve, renditemi pas Serbisë, Greqisë e Maqedonisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria gënjen kur thotë se ritmi i vaksinimit po ecën në ritme të larta, pasi të dhënat reale tregojnë që jemi një nga vendet me më pak të vaksinuar në rajon. Përmes një raporti të publikuar, “Open Data” tregon se që nga dita kur ka filluar vaksinimi në vend dhe deri në 20 shtator në Shqipëri janë vaksinuar me dy doza të plota vetëm 25% e popullsisë, ndërsa 32% vetëm me një dozë, por sikur tregojnë studimet shkencore marrja e një doze vaksine nuk jep efekt përballë virusit.

Vërehet se ne qëndrojmë shumë poshtë Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut sa i përket numrit të të vaksinuarve. Gjithashtu, Greqia është shumë më përpara nesh me 85% të popullsisë të vaksinuar, Kroacia me 87% të popullsisë të vaksinuar.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, rezultojnë me ritëm më të ngadaltë vaksinimi, ku më pak se gjysma e popullsisë është vaksinuar të paktën me një dozë apo dozat e plota. Në pozitën më të mirë qëndron Serbia qe ka vaksinuar të paktën 40% të popullsisë, ndërsa në pozitën më pak të mirë rezulton Bosnjë Hercegovinë me 13% të popullsisë vaksinuar plotësisht. Ndërsa Shqipëria ka vaksinuar 25% të popullsisë më doza të plota apo 32% me të paktën një dozë”, thuhet në raport.

Shteti që ka progresuar më shpejt në vaksinimin e popullsisë kundër Covid- 19, rezulton Islanda, ku 90.5% e popullsisë ka kryer vaksinimin e plotë. Po kështu dhe Irlanda ndodhet në një pozitë të afërt, ku 90% e popullsisë ka marrë vaksinimin e plotë. Ndiqen nga shtete si: Malta, Danimarka, Portugalia, Belgjikë, Norvegji, Spanjë dhe Francë, ku secila ka vaksinuar plotësisht mbi 80% të popullsisë. Veçojmë Portugalinë e cila ka vaksinuar pjesë më të madhe me të paktën 1 dozë, rreth 97% të popullsisë.

Shtete që rezultojnë me progres jo shumë të lartë në vaksinim janë: Bullgaria me vetëm 21.7%, Rumania me 32.8%, Latvia me 48.1% dhe Kroacia me 48.9% të popullsisë, që janë vaksinuar plotësisht.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: qeveriaRajoniVaksina

Lajme të lidhura

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon
Aktualitet

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve
Breaking Views

“E tmerrshme që pensionisti në Vlorë të marrë Portin 60 mln dollarë”, Arben Malaj: Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve

23:30 - 04/02/26
Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera
Breaking Views

Arsenik në bukë! Ekspertët: Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera

22:41 - 04/02/26
Para
Numrat e teknologjisë

Numrat e teknologjisë

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com