Mamaja e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro ka vlerësuar Georgina Rodriguez dhe ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tyre.
Duke diskutuar për marrëdhënien e saj me Georginën 66-vjeçarja tha për ‘The Sun’: “Po, po, ajo është një vajzë e mirë. Fëmijët kanë dado dhe kanë staf që bëjnë shumë gjëra. Katër fëmijë janë shumë punë. Georgina është një mbështetje e madhe për Cristianon, pa dyshim për këtë.”
Lajmet që po qarkullonin për një përçarje mes tyre dominuan shtypin portugez vitin e kaluar pasi Dolores dyshohet se nuk e ndoqi 27-vjeçaren në Instagram.
Mamaja e Ronaldos kritikoi këto lajme spekulative në atë kohë dhe vazhdon të mbështesë për djalin e saj të dashur dhe partneren e tij./K.T/Gijotina.com