GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I fundit Muharrem Plaku, të rinjtë në Bulqizë ndezin 677 qirinj në kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri

10:22 - 25/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I fundit Muharrem Plaku, të rinjtë në Bulqizë ndezin 677 qirinj në kujtim të minatorëve që kanë humbur jetën në galeri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

677 qirinj janë ndezur për të gjithë minatorët që humbën jetën në minierat e Bulqizës. Miniera e Bulqizës, e filloi aktivitetin më 18 shkurt të vitit 1948. Prej asaj kohe e deri më sot, numërohen afro 677 persona që kanë humbur jetën teksa punonin në galeritë e Bulqizës dhe zonave mineralmbajtëse përreth.

Puna në minierë vazhdon edhe sot e kësaj dite të jetë shumë e rrezikshme. Vetëm në harkun kohor të këtij viti, kanë humbur jetën tre minatorë dhe shumë të tjerë janë plagosur, kujtojmë se i fundit ishte minatori Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar pasi galeria ku ai punonte u shemb me 15 shtator. Forcat e kërkimit mundën të gjenin trupin e tij të vdekur vetëm pas 5 ditësh kërkim, por minatori kishte humbur jetën nga mungesa e oksigjenit.

Edhe në formë proteste, por edhe për të kujtuar të gjithë minatorët që kanë lënë jetën në ato galeri, për paga shumë të ulëta, disa të rinj simbolikisht, ditën e premte në mbrëmje, në afërsi të minierave të Bulqizës u ndezën 677 qirinj, në përkujtim të atyre që lanë jetën duke punuar në këto galeri.

Ata thanë se bënë këtë  veprim për të përcjellë një mesazh ndaj shtetit dhe kompanive që operojnë në sektorin minerar; për më shumë siguri në punë, për më shumë vëmendje ndaj kësaj kategorie të shoqërisë, për më shumë vëmendje ndaj familjeve që kanë humbur një familjar të tyrin teksa punonte në këto galeri.

/gijotina.com/

Etiketa: Bulqizeminator

Lajme të lidhura

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë
Aktualitet

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

11:58 - 31/01/26
Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë
Aktualitet

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

11:40 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm
Aktualitet

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
Para
Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Shëngjin

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 3 persona në Shëngjin

TË FUNDIT

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë
Aktualitet

Ndjekje e rrezikshme në Durrës/ Pranga 45-vjeçarit të droguar në timon, përplasi makinën e policisë

11:58 - 31/01/26

Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës pas një ndjekjeje policore, gjatë së cilës ai përplasi automjetin e efektivëve ndërsa ishte...

Lexo më shumë
Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

Sarandë/ Arrestohet 30-vjeçari shpërndante kanabis me makinë

11:40 - 31/01/26
Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

Durrësi mban peshën e vendit: 94% e mallrave kalojnë nga një port i vetëm

11:20 - 31/01/26
I dënuar për terrorizëm në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjarëve (EMRI)

I dënuar për terrorizëm në SHBA, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjarëve (EMRI)

10:59 - 31/01/26
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

10:45 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com