GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Serbia të tërheq forcat e armatosura!

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në veri të Kosovës, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Serbia të tërheq forcat e armatosura!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në lidhje me tensionet e përshkallzuara në veri të Kosovës, ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë duke shprehur shqetësim për sjelljen e Serbisë. Në një deklaratë zyrtare, MEPJ i bën thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura pranë kufirit pasi provokojnë dhunë.

Për institucionin e drejtuar nga ministrja Olta Xhaçka, zgjidhja e vetme për të ulur tensionet është dialogu dhe Shqipëria do të vijojë të nxisë palët për të.

Në deklaratë thuhet se si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë është shumë e shqetësuar për përshkallëzimin e situatës në veri të Republikës së Kosovës dhe dënon fuqimisht aktet vandale të kryera sot, ku disa individë i vunë zjarrin zyrave të regjistrimit të mjeteve në Zubin Potok dhe dëmtuan një zyrë të ngjashme në Zveçan. Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë.

Shqipëria është veçanërisht e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake të cilët fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabilizimin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitetin në atë pjesë të rajonit.

Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpunimit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshme, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe.

Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjshëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt de-përshkallëzimit të menjëhershëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut” – thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.

Kujtojmë që pas deklaratave të forta që ka lëshuar, Serbia ka dërguar ushtrinë e saj në veri të Kosovës. Në përgjigje të situatës edhe qeveria e Kosovës ka dërguar policinë dhe mjetet e rënda për të qenë në gatishmëri për ndonjë përshkallëzim të mëtejshëm.

Etiketa: KosoveMinistria e jashtmeSerbiaTensionet

Lajme të lidhura

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen
Aktualitet

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Para
Nuk duhet t’i injoroni, shenjat që tregojnë se jeni në depresion

Nuk duhet t’i injoroni, shenjat që tregojnë se jeni në depresion

TË FUNDIT

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!
Aktualitet

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

Kryeministri Edi Rama kërkoi sërish dialog me studentet, duke vendosur para kryeministrisë karrige me shënimin “Dialog”. Por ashtu si edhe...

Lexo më shumë
Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

10:44 - 21/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

Bloomberg: Revolta studentore hyn në javën e dytë, protestuesit shtohen dhe të rinjtë nuk tërhiqen

10:03 - 21/10/26
Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com