GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nxënësit në klasa me turne, prindërit peticion institucioneve arsimore: “Rishikoni vendimin, le t’i kthehemi normalitetit”

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nxënësit në klasa me turne, prindërit peticion institucioneve arsimore:  “Rishikoni vendimin, le t’i kthehemi normalitetit”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër nis zyrtarisht viti i ri shkollor, i dyti vit që do të zhvillohet nën kushtet e pandemisë.
Nisja e tij u shty për shkak të përkëqësimit të situatës së pandemisë covid 19, por dhe për të realizuar një përmbledhje të njohurive që ishin marrë me mangësi për shkak të zhvillimit të tij online, vitin e shkuar.

Nxënësit zhvilluan rreth dy javë mësim plotësues dhe tashmë do të rikthehen në bankat e shkollës.
Maskat, distanca fizike dhe higjena janë të detyrueshme të zbatohen, ndërsa arsimtarët duhet të jenë të vaksinuar. Në rast të një përkeqësimi të situatës së pandemisë, zhvillimi i mësimit mund të ndiqet online, kjo sipas urdhërit të Ministrisë.

Më herët, disa ekspertëve kanë thënë se mund të jenë vetë shkollat që do të vendosin se si do të zhvillojnë mësimin, në varësi të situatës epidemiologjike.

Ndërkohë, ky vit pritet të jetë një vit i vështirë për sistemin arsimor shqiptar, pasi mbetet sfida me Covid-19.
Vendimet e autoriteteve përkatëse kanë hasur shpesh në mosdakordësi. Kujtojmë që mësimi online nuk ishte një praktikë e mirëpritur për shkak të të mangësive në njohuri. Ndërsa, prindërit janë të pakënaqur që fëmijët e tyre mund të realizojnë procesin mësimor me turne.
Këta të fundit kanë reaguar në lidhje me turnet, duke nisur një peticion, i cili do t’i drejtohet institucioneve arsimore.
“I bëjmë thirrje Ministrisë të rishikojë vendimin dhe t’i kthehemi normalitetit” mësohet të jenë shprehur prindërit.
Ndërsa, mbetet për t’u parë këtë vit zhvillimi i procesit mësimor dhe në qoftë se peticioni do të merret parasysh nga ana e institucioneve përkatëse.

Etiketa: mesimiMesuesitshkollat

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Para
Tensionet në veri, Abdixhiku: Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet

Tensionet në veri, Abdixhiku: Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet

TË FUNDIT

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në Spitalin e Vlorës, ku një paciente rreth 75 vjeç...

Lexo më shumë
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com