GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kush është Florian Marku? Boksieri nga Lushnja që u shpall kampion bote tregon jetën dhe burgosjen në Greqi e Austri

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Shpallet kampion, Florian Marku mes lotësh: Dua t’ua bëj jetën më të mirë familjes time
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Florian Marku i ka bërë të gjithë shqiptarët mbrëmjen e së shtunës krenar pasi fitoi titullin kampion bote në boks.

Megjithatë pak veta e njohin mirë kampionin e parë botëror të boksit në vendin tonë dhe rrugëtimin e tij, si arriti deri këtu.

Pasi u lind në qytetin e Lushnjës familja e Florianit pas viteve 90’, u zhvendos në Selanik të Greqisë.

Teksa ka folur për mediat greke Marku tregon jetën e tij prej emigranti në shtetin helen e më pas karrierën sportive.

“Ndeshjen e parë e kam bërë kur isha 13 vjeç në një kampionat bote për të rinj. U desh që të vinte babai të firmoste. Unë jam shpallur 6 herë kampion Greqie dhe 4 herë kampion bote.”-tha ai.

Pas një sherri në Selanik në moshën 18-vjeçare është kthyer në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Austrisë ku vijoi karrierën.

“Në moshën 18-vjeçare u përballa me disa rus në Selanik pas një sherri në një pub. Unë isha me një shokun tim i cili u përfshi në sherr dhe unë u futa për ta mbrojtur. Pas sherrit u larguam, rusët më kërkuan të më takonin dhe më thanë të paguaja dëmet në lokal sepse i prisha lokalin. Një nga ata ngeli i plagosur. Unë u largova nga Greqia dhe erdha në Shqipëri. Vërtet nuk jam 2 metra, por nuk lejoj askënd të më ofendojë. Qëndrova 1 vit e gjysmë në Shqipëri dhe shkova në Austri për të vazhduar karrierën. Bëra 13 ndeshje dhe i fitova të 13-ta dhe fillova të ngrihesha”,– deklaronte Marku për mediat greke.

Kampioni i boksit e ka provuar edhe burgun, teksa rrëfen se kaloi një vit e gjysmë mbrapa hekurave në Greqi, madje një pjesë të vogël e kaloi edhe në burgun e Austrisë.

”Një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: ‘Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?’. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha.”, -tha Marku.

Ai ka bërë me dije se në burgun e Selanikut, Florian Marku e kaloi kohën i vetmuar në një dhomë 3×3, duke lexuar libra.

Karriera e tij kishte nisur në kick-box, ndërsa kishte ëndërr që një ditë të fillonte edhe me UFC dhe në ‘kafaz’ ta kishte si kundërshtar, Conor McGregorin. Deri më tani 28-vjeçari gjatë karrierës në boks, ka 9 fitore, 6 prej tyre me nokaut (KO) dhe një barazim./K.T/Gijotina.com  

Etiketa: florian marklulushnja

Lajme të lidhura

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen
Sport

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:04 - 01/10/26
Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme
Sport

Shqipëria mund të fitojë grupin dhe të sigurojë play-off e Eropianit që në javën e ardhshshme

10:05 - 01/10/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit
Sport

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Para
VIDEO, Fëmijët gjejnë armë zjarri në oborrin e një banese në Pogradec, pronari jeton në Angli

VIDEO, Fëmijët gjejnë armë zjarri në oborrin e një banese në Pogradec, pronari jeton në Angli

TË FUNDIT

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen
Sport

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:04 - 01/10/26

Përmes një postimi në rrjetet sociale, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është ulur përballë qendërmbrojtësit të Kombëtares, Ardian Ismajli, për...

Lexo më shumë
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

Skandali i videove intime! Policia merr në pyetje Adi Hilën, nis hetimi për materialet që tronditën rrjetin

10:32 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com