Trajneri i skuadrës së Vllazninsë, Tomas Bërdariç ka theksuar se barazimi ndaj një rivali si Partizani është një sukses ndërsa i bëri autokritikë skuadrës për shkak të gabimeve që bëjnë lojtarët.
“Kur konsideron që pëson gol në minutën e 88 të dhëmb, duhet të jemi më të zgjuar në disa fraksione të lojës, është e papranueshme që lamë hapësira dhe nuk luajtëm në mënyrë të zgjuar.
Kur futen lojtarët e freskët duhet të bëjnë një paraqitje më të mirë se ajo që pamë. Ne duhet të bënim më shumë presing dhe të mos mbylleshim mbrapa siç bëmë.
E dimë që Partizani është skuadër e mirë, dhe të luash kundër tyre duhej të jepnim maksimumin tone.
Në luajtëm sot kundër Partizanit një skuadër që nuk të lë të kesh shumë mundësi. Ndoshta duhet të ishim më të saktë në kundërsulmet tona, në mënyrën se si i nisnim, dhe ndoshta nuk pamë atë që shohim atë që shohim gjithmonë.
Ne jemi skuadër, bëjmë gabime. Jo gjithmonë, por duhet të punojmë për këtë. Jemi grup shumë i mirë, siç fitojmë bashkë edhe humbasim bashkë, jemi ekip që bëjmë shumë gabime, por arrijmë të përmirësohemi.
Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e barabartë, jam i qetë dhe nëse më duhet të mendoj. Kishte dhe gjëra që nuk shkuan siç duhet, por gjërat kështu shkuan dhe duhet t’i pranojmë”, tha Brdariç.