Fjolla Morina është liruar nga paraburgimi prej një jave tashmë, por me sa duket, marrëdhënia e saj me bashkëshortin nuk po shkon mirë.
Fjolla ka mbyllur profilin e saj në Instagram, ndërkohë që Fisnik Syla ka fshirë të gjitha postimet nga profili i tij. Për më tepër, ai nuk e ndjek më vajzën e Fjollës, Lediana dhe anasjelltas. Kjo gjë ka nxitur dyshimet e ndjekësve për një ndarje të mundshme të çiftit.
![](https://gijotina.com//wp-content/uploads/2021/09/Screenshot-2021-09-27-103903.jpg)
Fjolla Morina dhe Fisnik Syla kanë qenë në qendër të vëmendjes që kur kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre të dashurisë. Problemet me drejtësinë që pati këngëtarja, nuk e ndali ta zyrtarizojë dashurinë e saj në martesë në Maldive. Pamjet nga ceremonia u bënë virale ndërkohë që Fjolla ndodhej në kërkim nga shteti pasi u kap me armë në Morinë një vit më parë.