GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kuvendi fshin nga faqja Komisionin e Shëndetësisë që drejtohet nga opozita, PD: Rama ka frikë

13:48 - 28/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kuvendi fshin nga faqja Komisionin e Shëndetësisë që drejtohet nga opozita, PD: Rama ka frikë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Kuvendi i Shqipërisë fshiu nga faqja mbledhjen e Komisionit te Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita, dhe RTSH ndërpreu transmetimin, ka reaguar opozita.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi tha se diskutimet ditën e sotme nuk janë zhvilluar pasi në shkelje të Kushtetutës qeveria ka vendosur që Komisionet të zhvillohen online.

“Janë shkelur rregullat e Kushtetueses për të zhvilluar Komisionet online. Kërkoj të merren masa urgjente që sot kanë tentuar të “minojnë” parlamentarizmin dhe t’i mbyllet goja opozitës. Është e paprecedentë që t’i mbyllin gojën opozitës. RTSH Kuvend kanë ndërprerë sinjalin për Komisionin e Shëndetësisë, sikur të jenë një televizion privat, por ata paguhen nga taksat shqiptare. Na fshinë nga të gjitha faqet e Kuvendi, nga portali, sikur ne nuk zhvillojmë seancë diskutimi. Rama ka frikë, janë mësuar me kukulla dhe fasadë. Kryeministri mashtron gjoja i shtrin dorën opozitës”.

Vokshi tha se Rama po përpiqet që t’i mbyllë gojën opozitës duke vepruar me dy standarde, ndërsa bëri publike për mediet disa foto ku shihej kryeministri Rama dhe sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri duke zhvilluar mbledhje pa maska dhe distancim social.

“Mazhoranca vepron me dy standarde, lejon aktivitete masive të qeverisë kurse opozitën e bllokon. Shikoni Ramën pa maskë me qindra njerëz brenda një salle. Gjiknuri po ashtu pa maska dhe distancim social. Mbledhje e qeverisë pa maska, ku ndryshon nga ajo me Komisioni, pse Rama mbledh qeverinë dhe ne anëtarë të Komisioni mos mblidhemi fizikisht? Një standard për mazhorancën që lejohet të zhvillojë aktivitete, kurse opozitës nuk i lejohet të zhvillojë aktivitete. Ne do jemi aty, do kërkojmë mbledhjet me prani fizike të deputetëve, administrata është e detyruar që të pranojë. PD do vijoj betejën e saj për të vijuar debatin në Komisione”, tha Vokshi.

Të dy kampet politike në vend kanë perceptime të ndryshme për mënyrën e zhvillimit të Komisioneve, ku qeveria është shprehur se komisionet do mbahen online, ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë vendim.

Etiketa: Komisoni Shendetesise

Lajme të lidhura

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht
Aktualitet

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

08:29 - 24/04/26
Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë
Breaking Views

Rama si Vuçiç, kritikon BE-në: Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë

22:05 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Para
“Policët e ndershëm, të braktisur nga shteti”, PD: Tragjedi e paralajmëruar

“Policët e ndershëm, të braktisur nga shteti”, PD: Tragjedi e paralajmëruar

TË FUNDIT

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, 3 persona përfundojnë në spital
Aktualitet

Sherr me thika mes pronarëve të lokaleve në Korçë, 3 persona përfundojnë në spital

08:54 - 24/04/26

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin...

Lexo më shumë
Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, në shumë raste fondi është vjedhur tërësisht

08:29 - 24/04/26
Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

Papa i bën thirrje SHBA-së dhe Iranit: Rikthehuni në tryezën e paqes, mos kërcënoni me luftë

08:17 - 24/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 24 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:08 - 24/04/26
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter godet Greqinë, regjistrohen disa pasgoditje

08:00 - 24/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com