GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Kaos në komisionet parlamentare, TVSH heq me urdhër transmetimin e deputetëve të PD

14:20 - 28/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kaos në komisionet parlamentare, TVSH heq me urdhër transmetimin e deputetëve të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasja që nisi në Kuvend për mënyrën e organizimit të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare ka shkaktuar kaos dhe çorganizim total në mbledhjen e parë të disa prej tyre.

Komisioni i Ligjeve, ai i Shëndetësisë, i Sigurisë dhe ai i Jashtëm kishin planifikuar mbledhjet nga ora 10:30 deri në orën 13:30. Edhe pse Kuvendi kishte njoftuar ditën e djeshme se mbledhja do të bëhej online, deputetët e PD-së, të cilët janë anëtarë të këtyre komisioneve, duke qenë se ishin kundër propozimit, që gjatë diskutimit në seancën plenare, vendosën të jenë të pranishëm fizikisht në sallat e kryesisë së Kuvendit me një numër të reduktuar anëtarësh ose me certifikatë vaksinimi apo test Covid-19.

Por kjo mospërputhje mes mazhorancës dhe opozitës shkaktoi kaos në këto mbledhje, ku veç përplasjes mes tyre nuk u arrit të kuptohet asgjë nga publiku i gjerë. Të parët që mbërritën në Kuvend nga deputetet e PD-së janë Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi Tyli, Bledjon Nallbati, Elda Hoti dhe më pas Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi me deputetët Sajmir Korreshi e Dashnor Sula, ndërkohë që mbledhja e parë e planifikuar ishte ajo e Komisionit të Ligjeve, e cila mbaroi pa nisur mirë.

Socialistët ishin të loguar online për të marrë pjesë në komision, ndërkohë që e kundërta ndodhi me deputetët e opozitës. Këta të fundit patën një debat me kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka. Ata ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit, ndërkohë që online zhvillohej mbledhja.

Po e njëjta histori ka ndodhur edhe me Komisionin e Shëndetësisë, ku Kuvendi i Shqipërisë dhe TVSH me urdhër ndërprenë transmetimin e mbledhjes, pavarësisht se të dy këto institucione paguhen nga taksat e shqiptarëve. Deputetët e opozitës thanë se mbledhja, e cila kryesohet nga Albana Vokshi u ndërpre në momentin kur po tregoheshin dy fotografi që kishin të bënin me maxhorancën. Albana Vokshi tha se opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me prani fizike, ndërsa mazhoranca nga krahu tjetër, ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet online. Nëpërmjet kësaj rruge, Vokshi thotë se mazhoranca po tenton të minojë fjalën e lirë të opozitës. Më tej, PD denoncoi se Kuvendi i Shqipërisë fshiu nga faqja mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë, të drejtuar nga opozita.

Ndërkohë, Komisioni i Sigurisë është mbajtur gjithashtu online sipas vendimit të Konferencës së Kryetarëve. Edhe në këtë mbledhje deputetët e PD janë futur në sallë dhe kanë debatuar. Madje ata kanë mbajtur 1 minutë heshtje për efektivin Saimir Hoxha të vrarë në Lezhë, por deputetët e mazhorancës nuk vepruan njësoj, specifikisht kryetari i komisionit të Sigurisë Nasip Naço, i cili refuzoi të ngrihet në këmbë. Noka e cilëson këtë si frikë ndaj opozitës teksa garantoi se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer debatin në komisione dhe parlamentarizmin.

Etiketa: Komiioni i LigjeveKomisionet parlamentareKomisioni i JashtemKomisioni i ShendetesiseKomisioni iSiguriseKuvendiPDTVSH

Lajme të lidhura

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Para
Plumb në zemër policit, kush është autori 21-vjeçar. Duhej të ishte në arrest shtëpie

Plumb në zemër policit, kush është autori 21-vjeçar. Duhej të ishte në arrest shtëpie

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com