GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Pse u rrit çmimi i bukës/ Rama nuk jep zgjidhje, por gjen justifikimin

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse u rrit çmimi i bukës/ Rama nuk jep zgjidhje, por gjen justifikimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet e larta të produkteve të shportës janë të papërballueshme për qytetarët e shqiptarë për shkak të të ardhurave të ulëta ndërsa rritja e çmimit të bukës e ka vështirësuar edhe më tej jetesën e tyre. Për këtë çështje kryeministri Rama u shpreh se ka ardhur si pasojë e taksës që vendosi Rusia, eksportuesja më e madhe e grurit.

“Nëse marrim rastin e çmimit të bukës, nuk është hera e parë që ka rritje, në 8 vjet ka pasur 3 herë rritje. Ka pasur rritje pasi furnizuesi më i madh i grurit është Rusia, e cila ka vendosur një taksë eksporti, kjo ka sjellë që çmimi të rritet kudo. Nuk e ndalon dot duke marrë masa nga lart poshtë, sepse lidhet me tregun. Edhe ulja e TVSH nuk ka sjellë edhe në vende të tjera rezultat në uljen e çmimit. Për fat të mirë ndikimi mund të ishte edhe më i madh ndërkohë që në kushtet që jemi janë fantazira që funksionojnë për ata që kanë dëshirë të fantazojnë”, tha Rama.

Pas tre vitesh, kryeministri Edi Rama ka pranuar dështimin me heqjen e tvsh-së 6% të bukës, duke u justifikuar që kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera.

“Kemi mësuar nga eksperienca që pavarësisht  TVSH-së nuk pati ndryshim domethënës të çmimit. Kemi zgjedhur një sistem që nuk funksionon mbi bazën e qeverive por të tregut”, tha Rama.

Çmimi i bukës është rritur me 10 lekë që në datën 6 shtator. Pavarësisht reagimit të qytetarëve qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur këtë rritje, por së fundmi është justifikuar me taksat që Rusia u ka vendosur eksportuesve të grurit.

Etiketa: cmimi i bukesRama

Lajme të lidhura

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Para
Rritet numri i viktimave nga Covid në Kosovë, regjistrohen 68 raste të reja

Rritet numri i viktimave nga Covid në Kosovë, regjistrohen 68 raste të reja

TË FUNDIT

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në
Breaking Views

“Keni ende punë…”, mesazhet e Ursula von der Leyen në Tiranë: Anëtarësimi i Shqipërisë forcon edhe BE-në

19:52 - 30/09/26

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, duke...

Lexo më shumë
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com