GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Xhelal Mziu dhe Rakip Suli kanë privatizuar zonën”, banorët e Laknasit përplasen me policinë

në Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Xhelal Mziu dhe Rakip Suli kanë privatizuar zonën”, banorët e Laknasit përplasen me policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Laknasit kanë dalë në protestë mëngjesin e sotëm pasi kanë kundërshtuar ndërtimin e thertores nga një kompani, çështje për të cilën banorët dhe kompania janë në gjykatë prej 3 vitesh.

 Ky projekt ka vazhduar në vitin 2019, por banorët tashmë kanë bllokuar punimet duke mos lejuar që punonjësit e kompanisë të vijojnë punën e tyre.

Debati është shoqëruar me tone të ashpra mes banorëve dhe policisë, duke akuzuar deputetin e PD Xhelal Mziu dhe Rakip Sulin se e kanë privatizuar këtë zonë sëbashku.

“Duan ta bëjnë stallë derrash apo lopësh nuk e di. Ne duam të marrin makinat e të mos vijnë më këtu. Kemi 3 vite që kundërshtojmë këtë gjë. Jemi akoma në gjyq në gjykatën e shkallës së parë. Janë 2 mijë pemë. Shoku Xhelal Mziu apo ndryshe krimineli Mziu e ka privatizuar këtë zonë së bashku me kryetarin e bashkisë Kamëz, Rakip Sulin.

Jemi drejtuar edhe në SPAK, nuk kemi asnjë përgjigje. Deri në datë 20 presim vendimin e gjykatës së shkallës së parë administrative. Unë nuk e di sesa pemë duan këta për ta quajtur pyll. Këtu janë 2 mijë pemë. Këta kanë ardhur të dhunojnë banorët me forcë pa pritur vendimin. Po u dhunove dhe në shpi tënde ke marrë fund, nuk ke më asgjë. Xhelal Mziu është në SPAK bashkë me Rakip Sulin. Këtu nuk është zall por pyll. Këtu vijnë pa asnjë lloj të drejte pa ruajtur asnjë lloj distance. Ishim në gjyq, avokati i tyre nuk foli asnjë fjalë, vetëm i thanë specialistit të shkonte të numëronte pemët. Nuk mund të përdorësh dhunë në shtëpi të huaj. Me 20 tetor është data e gjyqit, faza është e fundit”, u shprehën disa nga banorët.

Ndërsa përkrah banorëve janë bashkuar edhe aktivistë të tjerë të shoqatave të ndryshme, përfshirë dhe ish- avokatin e popullit, Sazan Guri.

Etiketa: perplasjePolicia

Lajme të lidhura

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat
Breaking Views

“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari denoncon dhunën në polici: Më gjobitën 5 milionë lekë, nuk tërhiqem nga protestat

20:11 - 22/11/26
Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe
Breaking Views

Bilanci i gjobave në protesta/ 338 masa me vlerë rreth 3.17 mln lekë të reja, gjysma 3 dënime 500 mijë lekëshe

19:55 - 22/11/26
“Nuk na lënë të protestojmë”/ Tension para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë largimin me forcë nga policia
Breaking Views

“Nuk na lënë të protestojmë”/ Tension para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë largimin me forcë nga policia

19:40 - 22/11/26
Para
“Fajin e ka shteti”, Tragjedia e dyfishtë në Lezhë, banorët e frikësuar: Të rinjtë drogohen se janë të papunë

“Fajin e ka shteti”, Tragjedia e dyfishtë në Lezhë, banorët e frikësuar: Të rinjtë drogohen se janë të papunë

TË FUNDIT

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve
Breaking Views

Milani shpërthen në San Siro, pesë gola ndaj Frosinones dhe ngjitje në kuotën e 27 pikëve

21:45 - 22/11/26

Kuqezinjtë dhurojnë një paraqitje bindëse dhe regjistrojnë një tjetër sukses në kampionat. Jashari, Cisse dhe Pulišić lënë gjurmën e tyre...

Lexo më shumë
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari në polici: Më sulmuan disa persona që nuk i njihja

21:20 - 22/11/26
Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

Liverpool shkatërron Manchester United, Anfield në festë për katër golat në supersfidën e Premier League

21:00 - 22/11/26
“Me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli”/ Presidenti i FSHF, Armand Duka kundërshton ligjin e sponsorizimit

“Me 2 miliardë lekë nuk ndërtojmë dot as një fushë futbolli”/ Presidenti i FSHF, Armand Duka kundërshton ligjin e sponsorizimit

20:31 - 22/11/26
Dhuna ulet këmbëkryq në Kategorinë e Parë, fiken kamerat e stadiumit dhe goditen lojtarët

Dhuna ulet këmbëkryq në Kategorinë e Parë, fiken kamerat e stadiumit dhe goditen lojtarët

20:30 - 22/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com