GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Balla “dorëzohet” para opozitës: Nga java tjetër mbledhjet e Komisioneve do mbahen fizikisht

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla “dorëzohet” para opozitës: Nga java tjetër mbledhjet e Komisioneve do mbahen fizikisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka bërë me dije se Komisionet Parlamentare javën e ardhshme do të mbahen fizikisht dhe se pjesëmarrja në seanca nuk mund të kryhet nëse deputetët nuk janë të pajisur me certifikatë vaksinimi.

Në një deklaratë për mediet, Balla tha se maxhoranca do i propozojnë konferencës që mbledhjet e komisioneve të zhvillohen në mënyrë tradicionale, me deputetë prezentë në sallë, por duke ruajtur masat anti covid.

“Do i propozojmë Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen duke respektuar distancat deputetët të deklarojnë certifikatën e vaksinimit. Edhe në parlamentin italian nuk merr pjesë në mbledhje komisioni pa bërë vaksinën. Koha e fituar gjatë kësaj jave, ishte një kohë për shkak se agjenda parlamentare ishte e tillë që të kërkonte mirëkuptim nga ana e Partisë Demokratike. Hallet deri në shtëpi, i shtyjnë që të krijojnë problematika të panevojshme. Praktika e mbledhjeve të komisioneve online do të vijojë, për aq kohë sa bëhet fjalë për çështje që nuk janë të rëndësie të veçantë, por për çështje me debat të zgjeruar, kjo do të vazhdojë. Do i bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD, se kjo çështje është e qartë”.

Balla i bëri thirrje deputetëve të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin PCR, nëse duan të jenë në sallë.

I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar atë detyrim që kanë për të kryer detyrimin që kanë qytetarët e përgjegjshëm për t’u vaksinuar me dy doza. E prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do i japi dritën jeshile kalimit të një mënyre tradicionale zhvillimit të komisionit. Nga çfarë është diskutuar, kemi rënë dakord, në kuptimin e atij komunikimi që pjesëmarrja duhet të jetë me certifikate vaksinimi, ka raste kur mjekët nuk rekomandojnë vaksinimin, por duhet të jesh i pajisur me një test PCR, rregull ky normal kur udhëton me avion dhe udhëton në një vend të Evropës. Do i lutesha opozitës të mos harxhojnë kohë me këtë çështje dhe të vijojnë punën normale. Jam informuar në rastin e tre komisioneve që ka kërkesa nga opozita, nga përfaqësues të këshillit të ministrave”, u shpreh Balla.

Të dy kampet politik në vend kanë perceptime të ndryshme për mënyrën e zhvillimit të Komisioneve, ku qeveria është shprehur se komisionet do mbahen online, ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë vendim.

Etiketa: Taulant Balla

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale
Breaking Views

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton
Aktualitet

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26
Para
E rëndë, asnjë familjar nuk u paraqit në spital, mjeku: Aldi Rama u vetëvra, plumbi i kapi trurin!

E rëndë, asnjë familjar nuk u paraqit në spital, mjeku: Aldi Rama u vetëvra, plumbi i kapi trurin!

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com