GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Unë nuk jam për kontroll”, Vrasja e Saimir Hoxhës, policia reagim zyrtar: Makina e Aldi Ramës ndoqi policët, si u vra nënkomisari

12:18 - 29/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
“Unë nuk jam për kontroll”, Vrasja e Saimir Hoxhës, policia reagim zyrtar: Makina e Aldi Ramës ndoqi policët, si u vra nënkomisari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet vrasja e Saimir Hoxhës Ishull Lezhë. Policia përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë detajet e dinamikës së ngjarjes. Policia shpjegon se fillimisht një grup prej tre punonjësish kanë shkuar për të asgjësuar një parcelë të vogël më kanabis, ku prenë 62 bimë. Më pas, teksa po ktheheshin për në Lezhë kanë konstatuar makinën ku ndodheshin Aldi Rama, i ulur në sediljen e pasme si edhe Armando Marku dhe Kristjan Sherri.

Pas janë shkëmbyer, me policinë, makina  ku ndodheshin tre të rinjtë ka filluar të ndjekë makinën e policisë. Këta të fundit kanë  ndaluar duke i thënë të rinjve që të tregonin mjetet e identifikimit. Por, ndërkohë që Marku dhe Sherri kanë dalë nga makina, nënkomisari Saimir Hoxha ka shkuar në pjesën e pasme të makinës ku ndodhej Aldi Rama.

Ky i fundit sipas policisë qëlloi me dy plumba me armë zjarri tip TT nënkomisarin Saimir Hoxha, pasi i tha “Unë s’jam për t’u kontrolluar”. Nënkomisari Hoxha ndërroi jetë duke u dërguar për në spital.

Më pas policia shpjegon se autori i vrasjes së oficerit të Policisë ka mundur të kalojë në vendin e  shoferit dhe është larguar me automjetin me të cilin udhëtonin këta persona. Oficerët e grupit të kontrollit kanë reaguar me armët e shërbimit kundër automjetit në largim, me qëllim neutralizimin e tij. Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra, që përkojnë me armët e punonjësve të Policisë. Në automjetin e autorit janë konstatuar 4 dëmtime nga predhat me armë zjarri, me drejtim nga jashtë brenda.

Në ndihmë të grupit të kontrollit, pas njoftimit të dhënë për ngjarjen, kanë shkuar forcat “Shqiponja” dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore dhe te Komisariatit të Policisë Lezhë.  Nga ndjekja që i është bërë automjetit, autori tashmë i identifikuar si Aldi Rama, ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap, duke iu fshehur ndjekjes së mëtejshme të forcave të Policisë.

Menjëherë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë,  të Komisariatit të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë janë marrë masa për kufizimin e zonës dhe ngritjen e pikave të kontrollit.

Në ndihmë të tyre janë dërguar me urgjencë forcat special Renea, Reparti i FNSH Shkodër dhe Reparti i FNSH Tiranë. Në drejtimin e  këtyre forcave kanë qenë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Pas disa orë ndjekjeje të autorit, duke përdorur dronë, qentë e kërkimit, si dhe helikopterin, është bërë i mundur lokalizmi i vendit ku fshihej  autori i dyshuar i ngjarjes dhe konkretisht në afërsi të argjinaturës në Lagunën e Vainit.

Forcat special Renea dhe FNSH kanë bërë rrethimin në një perimetër të gjerë të vendit, ku fshihej autori  i dyshuar i ngjarjes dhe i kanë bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për rreth 45 minuta që autori të vetëdorëzohej.

Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes për vetëdorëzim, por është vetëplagosur në kokë me armën  tip TT, e cila u sekuestrua  në cilësinë e provës materiale. Po kështu, në afërsi të vendit ku u gjet i vetëplagosur autori, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë  provës materiale një gëzhojë  model 54 e kalibrit 7.62 milimetra  si ato  që përdorin pistoletat TT.

 Autori i vetëplagosur është transportuar me barelë menjëherë deri në vendin e quajtur  “Postblloku i Zonës së Mbrojtur Kune Vain”, pasi ishte e pamundur futja e autoambulancës në vendngjarje, për shkak të terrenit. Më pas është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë me autoambulancë dhe më vonë nga autoritetet spitalore është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në përfundim  të kryerjes së veprimeve procedurale janë arrestuar në flagrancë:

1. Aldi Rama, 21 vjeç, banues në Lezhë, lagja “Skenderbeg”, për veprën penale “Vrasjes e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municonit”, i dënuar më parë  me vendimin me 3 vite e 4 muaj burgim, për  veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e  lëndë ve narkotike”, (arrestuar më  datë  29.07.2018 dhe liruar me kusht më  datë 04.03.2019). Gjithashtu ky shtetas rezulton të jetë arrestuar më  datë 20.10.2020, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndë ve narkotike”, pasi i është gjetur një sasi lënde narkotike  canabiss sativa, ku me vendimin 261, datë 22.10.2020, të Gjykatës së Rrethit Lezhë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest me burg”. Gjykata e Rrethit Lezhë, ka vendosur shuarjes së masës së sigurimit arrest me burg dhe ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi.

2. Armando Marku , 26 vjeç, i arrestuar  për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal. Ky shtetas  ka qene i dënuar më parë për veprë ne penale “Vedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

3. Kristjan Sherri, 25 vjeç,  i arrestuar  për veprat penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Etiketa: Lezhe

Lajme të lidhura

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25
Para
Von der Leyen komenton situatën në veri të Kosovës: Të vazhdohet me dialog

Von der Leyen komenton situatën në veri të Kosovës: Të vazhdohet me dialog

TË FUNDIT

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25

Për dy vjet gjatë luftës në Gaza, të gjitha festimet publike për Krishtlindje u anuluan në Betlehem, ku të krishterët...

Lexo më shumë
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com