GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

SKANDAL, Kompanitë që ngritën çmimin e bukës nuk ndëshkohen, Komisioni i Konkurrencës u fal gjobën 5 mln euroshe

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
SKANDAL, Kompanitë që ngritën çmimin e bukës nuk ndëshkohen, Komisioni i Konkurrencës u fal gjobën 5 mln euroshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka ndëshkuar importuesit e miellit dhe grurit, pavarësisht se u kapën në shkelje gjatë korrikut të vitit të kaluar. Abcnews shkruan se në mbledhjen e sotme të Komisionit të Konkurrencës nuk është vendosur masa e ndëshkimit me gjobë për kompanitë shkelëse. Por, Komisioni i Konkurrencës, ka vendosur që të rihapë tjetër hetim mbi të gjithë tregun e miellit në vend për të parë në tërësi segmentet e integrimit vertikal të kompanive, ku pritet që të zbulohet qartë se rritja e çmimit të bukës ka ardhur për shkak të veprimtarisë joligjore të kompanive.

Të njëjtat burime shkruajnë se Komisioni i Konkurrencës është gjetur para një raporti të hartuar nga administrata e Autoritetit të Konkurrencës, i cili nuk përshkruante situatën aktuale në tregun e miellit, por i referohej asaj të një viti më parë.

Në këtë raport ishte parashikuar një gjobë 5 milion euro ndaj të pesta kompanive, Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK dhe për rrjedhojë, Komisioni nuk ka mundur t’a miratojë atë pasi në raport janë konstatuar mungesa të theksuara që nuk lidheshin me realitetin e sotëm. Ka qenë detyra e administratës së drejtuar nga Diana Dervishi për të hartuar një raport profesional, përmes të cilit do të ndëshkoheshin importuesit e miellit për shkeljen e ligjit, me pasoja të rënda për qytetarët, por siç duket nuk ia dalë mbanë.

Autoriteti i Konkurrencës ka si organ ekzekutiv Komisionin e Konkurrencës, i cili merr vendimet sipas të dhënave të përshkruara në raportin që vjen nga administrate e këtij autoriteti, e cila drejtohet nag Sekretarja e Përgjithshme. Aktualisht, këtë pozicion në Autoritetin e Konkurrencës e ka Diana Dervishi.

Pasi marrin në dorë raportin, Komisionerët vendosin duke marrë në konsideratë konstatimet në raport si burimin ekskluziv nga i cili do të burojë vendimmarrja e tyre. Në rastin në fjalë, raporti i dërguar nga administrata e Autoritetit të Konkurrencës ishte tepër i dobët, gjë që bëri që kompanitë shkelëse të falen sërish.

Ka qenë detyra e administratës së drejtuar nga Diana Dervishi për të hartuar një raport profesional, përmes të cilit do të ndëshkoheshin importuesit e miellit për shkeljen e ligjit, me pasoja të rënda për qytetarët.

Në fillim të muajit shtator pasi në vend çmimi i bukës u rrit me 10 lekë, Autoriteti i Konkurencës publikoi emrat e kompanive që kishin krijuar ‘kartel’ duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit, por nuk caktoi asnjë ndëshkim për ta. Në njoftim thuhej se situata është ende nën monitorim dhe se çdo 3 muaj kompanitë e lartpërmendura kanë detyrim të raportojnë të dhënat mbi blerjet dhe shitjet.

Etiketa: cmimi bukes

Lajme të lidhura

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës
Aktualitet

Tirana, e dyta në Europë për barrën e qirasë ndaj pagës

15:51 - 09/08/26
Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës
Breaking Views

Mbi 25 mijë veta hyjnë nga Morina në vetëm 3 orë! Mijëra udhëtarë edhe në Portin e Durrësit dhe Vlorës

14:30 - 08/08/26
BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’
Breaking Views

BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

14:00 - 08/08/26
Para
Meta takon kryeopozitaren bjelloruse: Liria e shprehjes dhe zgjedhjet e lira janë perspektivë drejt demokracisë

Meta takon kryeopozitaren bjelloruse: Liria e shprehjes dhe zgjedhjet e lira janë perspektivë drejt demokracisë

TË FUNDIT

Akuzohet se vuri zjarr në Shkozë dhe Lundër, arrestohet i moshuari
Aktualitet

Akuzohet se vuri zjarr në Shkozë dhe Lundër, arrestohet i moshuari

11:41 - 10/08/26

Policia e Tiranës ka arrestuar një 70-vjeçar, i dyshuar për dy zjarrvënie të ndodhura gjatë dy ditëve të fundit në...

Lexo më shumë
“Po më prish gjumin…”/ Përplasje në burgun 302, Viktor Ymeri qëllon me pëllëmbë një të burgosur nga Kosova

“Po më prish gjumin…”/ Përplasje në burgun 302, Viktor Ymeri qëllon me pëllëmbë një të burgosur nga Kosova

11:32 - 10/08/26
Katër të plagosur nga aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepeplenë

Katër të plagosur nga aksidenti në aksin rrugor Levan-Tepeplenë

11:25 - 10/08/26
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet motori, dyshohet se u përdor nga autorët

Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet motori, dyshohet se u përdor nga autorët

11:17 - 10/08/26
Vizitë e rrallë/ Dy arinj shfaqen pranë urës së Karatit, në hyrje të Pukës

Vizitë e rrallë/ Dy arinj shfaqen pranë urës së Karatit, në hyrje të Pukës

11:11 - 10/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com