GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Legjionarët, lojtarët shqiptarë zbarkojnë sot në Europa dhe Conference League

11:26 - 30/09/21
në Botë, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Tifozët e Lyon të ‘mrekulluar’ Shaqiri, thirrjet e tyre kur gjilanasi godiste topin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme do të rikthehen Europa League me 18 ndeshje dhe Conference League me 16 ndeshje për fazën e grupeve.

Teksa pritet të ketë sfida shumë interesante, vëmendjen e të gjithë shqiptarëve do të jetë te ato sfida ku luajnë legjionarët.

Skuadra ky luajnë dy ish-yjet e Tiranës Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka do të përballet në orën 18:45 me Leicesterin, në një takim që pritet të jetë goxha i vështirë.

Lyoni i Xherdan Shaqirit do të zbresë në po të njëjtën orë në ndeshjen kundër Brondby, ndeshje ku duket se ekipi i lojtarit shqiptar është më i favorizuar.

Në 18:45 do të ndeshet edhe Napoli i Amir Rrahmanit me ekipin e Spartak Moscow. Italianët pritet të marrin një fitore të sigurt bazuar edhe në ecurinë e tyre në Seria A.

Real Sociedadi i Keidi Bares do të përballet sot me francezët e Monacos, ndërsa pritet që shqiptari të jetë pjesë e formacionit startues.

Myrto Uzuni pritet të jetë titullar i padiskutuar në sfidën e Ferencvarosit me Betis që do të startojë në orën 21:00 të mbrëmjes. Shqiptari është lojtari kryesor i hungarezëve, ndaj edhe në këtë sfidë vendi i tij është mëse i sigurt.

Lazio vjen nga një eksperiencë jo e bukur nga ndeshja e fundit në Europa League, e cila u humb për shkak të një gafe të portierit kuqezi Thomas Strakosha. Megjithatë sonte ata do të ketë përballë ekipin Lokomotiv Moscow, ndërsa ende nuk dihet nëse do të luajnë Elseid Hysaj dhe Strakosha në këtë përballje.

Shqiptarët që luajnë në Conference League:

Po ashtu edhe Conference League rezervon 32 ndeshje interesante mbrëmjen e sotme, me qëllimin e vetëm finalen e madhe që do të luhet në ‘Air Albania’. Ashtu si në Europa League edhe në këtë kampionat do mund të shohim disa nga emrat kryesorë kuqezi që të zbresin në fushën e blertë.

Roma e Marash Kumbullës do të ketë përballë në orën 18:45 ukrainasit e FC Zorya Luhansk. Kjo sfidë duket e thjeshtë për verdhekuqtë e Italisë, megjithatë përqendrimi duhet të jetë maksimal, ndërsa ende nuk dihet nëse mbrojtësi i Kombëtares kuqezi do të jetë pjesë e formacionit.

Ndërsa në orën 21:00 Baseli i Taulant Xhakës do të përballet me skuadrën e Kazakhistanit K. Almaty. Bazuar në ndeshjet e fundit Xhaka pritet të jetë titullar, ndërsa të avantazhuar të këtij çifti padyshim që janë zvicerianët.

Skuadra greke ku luan Enea Mihaj, PAOK-u do të përballet me Slovan Bratislavan. Ky takim do të jetë goxha sfidues për grekët, ndërsa do Mihaj mund të zbresë në fushë që nga minuat e parë./K.T/Gijotina.com

Etiketa: conference leagueEuropa LeaguelegjonaretShqiptare

Lajme të lidhura

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez
Breaking Views

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën
Breaking Views

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve
Breaking Views

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Para
Fier/ Përplasi një person me biçikletë, arrestohet 35-vjeçari

Lezhë, transportonin 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona (VIDEO)

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com