GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërtimi i thertores në Laknas, tensionohet situata mes banorëve dhe policisë

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtimi i thertores në Laknas, tensionohet situata mes banorëve dhe policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vijojnë  përplasjet mes banorëve të Laknasit dhe punonjësve të policisë për të kundërshtuar ndërtimin e thertores nga një kompani, çështje për të cilën banorët dhe këta të fundit janë në gjykatë prej 3 vitesh.

Ky projekt ka vazhduar në vitin 2019, por banorët tashmë kanë bllokuar punimet duke mos lejuar që punonjësit e kompanisë të vijojnë punën e tyre.

Ditën e djeshme banorët kanë shkuar për të takuar Rakip Sulin, kryetarin e Bashkisë Kamzë. Në takim kanë marrë pjesë dhe përfaqësues së firmës që do ndërtojnë thertoren, ku u vendos që deri më datë 20 tetor që është seanca gjyqësore, të mos vijojnë punimet.

Edhe pse u vendos që deri më datë 20 tetor nuk do të kishte asnjë punim për ndërtimin e thertores në Laknas, firma ka dërguar në orët e para të mëngjesit fadromën për të kryer punime. Fadroma ka prerë dhe shkatërruar dhjetëra pemë gjatë natës, duke hyrë nga rruga dytësore, pasi tjetra është e bllokuar nga banorët.

Ndërhyja e fadromës ka shkaktuar sërish përplasje mes banorëve, të cilët refuzojnë prerjen e pyllit dhe punëtorëve të firmës. Situata është përshkallëzuar më tej, pasi banorët kanë gjuajtur me sende të forta xhamin e fadromës, ndërkohë që është dashur edhe ndërhyrja e policisë së Kamzës.

Pas takimit që zhvilluan ditën e djeshme me Sulin, banoret u shprehën se do të presin vendimin e gjykatës, ndërsa kërkojnë zbatimin e ligjit, ndryshe do mbrojnë pronën fizikisht.

“Përderisa nuk ka asnjë dokument ligjor, ne deri me datë 20 tetor do presim vendimin e gjykatës. Vumë në dijeni kryetarin e Bashkisë dhe i kërkuam të mbrojë interesin publik brenda territorit vet, i thamë që leja e ndërtimit nuk ka më vlefshmëri pa leje mjedisore. Ne nuk kërkojmë zgjidhje afatshkurtra, por zbatimin e ligjit, leja e ndërtimit është dhënë në mënyrë abuzive dhe herën e parë, vetëm të zbatohet ligji nuk po kërkojmë favore. Akoma nuk është marrë një vendim i formës prerë , kompania pretendon të fillojë punimet, por ne nuk do e lejojmë. Banorët do ta mbrojnë fizikisht deri në daljen e vendimit përfundimtar. Nëse nesër nuk pranojnë të ulen në tryezë për të rënë dakord ne do vazhdojmë në përplasje fizike deri në zgjidhje të situatës”– u shprehën banoret.

Ndërsa përkrah banorëve janë bashkuar edhe aktivistë të tjerë të shoqatave të ndryshme, përfshirë dhe ish- avokatin e popullit, Sazan Guri.

Guri i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryeministrit Rama që të vijnë në këtë zonë për të dëgjuar kërkesat banorëve. Guri ka kërkuar që të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës së Apelit i cili del më 20 tetor.

“Më 20 tetor është Gjyqi i Apelit, këta nuk presin vendimin por duan ta ndërtojnë sa më shpejt. Kam një thirrje për Bledi Çuçin. Policët e Kamzës mos vijnë që të kërcënojnë qytetarët që protestojnë por të vijë këtu t’i japë përgjigje kërkesës së banorëve. Ndërsa për Edi Ramën doja që t’i thoja të hapë telefonin kur i bie, e di unë që është i zënë me punë të tjera, por pasdite ka kohë për të folur edhe për këtë problematikë”, shpreh ai.

Pavarësisht këtyre deklaratave, përplasjet kanë vijuar sërish mes banorëve dhe policisë.

Etiketa: perplasje

Lajme të lidhura

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë
Aktualitet

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive
Aktualitet

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Para
Spiunët fundosin 34-vjeçarin nga Mamurrasi, policia i gjen 4 kg kanabis në banesë

Spiunët fundosin 34-vjeçarin nga Mamurrasi, policia i gjen 4 kg kanabis në banesë

TË FUNDIT

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…
Aktualitet

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian mbështet protestat në Tiranë: Ju nuk jeni vetëm…

10:20 - 16/09/26

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në...

Lexo më shumë
Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

Adriatik Lapaj nga Haga: Ditë historike, uroj që çlirimtarët të kthehen faqebardhë në Kosovë

10:05 - 16/09/26
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reagon Balliu: Drejtësia nuk mund të jetë selektive

09:50 - 16/09/26
Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

Tension para Speciales në Hagë, policia holandeze përplaset me mbështetësit e ish-krerëve të UÇK-së

09:05 - 16/09/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com