Partizani më në fund sheh pak dritë në horizont, teksa ka marrë sot fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit Mislav Karoglan, për më tepër në transfertë ndaj një ekipi me shumë pretendime siç është Teuta e drejtuar nga Edlir Tetova.
Skuadra kryeqytetase është mbrojtur me rregull përballë vendasve, të cilët ishin më kërkues, me Qirkon i cili u bë shpesh vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Ndeshjen “demave” ua zgjidhi një gjuajtje nga jashtë zonës e Atanaskoskit, ndërsa kartoni i kuq i Përgjonit ia bëri më të thjeshtë punën deri në vërshëllimën përfundimtare.
Kësisoj, Partizani merr një fitore që do e ndihmojë shumë për moralin, ndërsa Teuta mund të thuhet se është zyrtarisht në krizën e parë të sezonit pas tre ndeshjesh ku ka marrë vetëm 1 pikë.










Discussion about this post