GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Haradinaj godet Kurtin: Dje kemi marrë 2 goditje nga një kryeministër i papërgjegjshëm

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në Kosovë nuk mund të kemi asociacion një-etnik”, Haradinaj i drejton tri pyetje publike Albin Kurtit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një konference për media ka thënë se Kosova gjatë ditës së djeshme ka marr dy goditje të mëdha si shkak i kryeministrit të papërgjegjshëm.

Sipas tij, këto goditje ishin refuzimi i gazsjellësit amerikan dhe nënshkrimi i një marrëvshje për tabela që na kthen 10 vite pas.

“Dje shteti i Kosovës i ka marrë dy goditje të rënda, më të rënda që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Këto goditje kanë ardh nga kolona e pestë e shtetit të Kosovës, nga një Qeveri dhe një kryeministër i papërgjegjshëm. Djë është nënshkruar marrëveshje që e kthen Kosovën 10 vjet mbrapa dhe është refuzuar projekti amerikan i gazit. Me marrëveshjen për targat Albin Kurti e ka goditur fortë sovranitetin e vendit. Ka vendosur t’i rikthejë targat ilegale të Serbisë që i kemi hequr 10 vjet më parë. Ka vendosur që territorin e veriut të Kosovës ta trajtojë ndryshe nga pjesa tjetër e shtetit, nuk i takon kjo e drejtë sepse nuk e lejon Kushtetuta e as populli”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Haradinaj ka thënë se Kurti e ka bërë Serbinë hisedarë, pasi ka pranuar të negociojë me të për punët më të ndjeshme të Kosovës.

“Ky njeri e ka bërë hisedar Serbinë dhe ka pranuar që të negociojë me të punët më të ndjeshme e me të brendshme të vendit të vetë. Ai ka marrë vendimin më anti-shqiptar e me antiamerikan në historinë e Kosovës, ka vendosur t’i thotë jo  gazsjellësit amerikan. Refuzimi i Qeverisë i këtij projekti është goditje e drejtpërdrejt ndaj shtetit dhe partneriteti ndërkombëtar. Është hapje e derës për gazin rus dhe për Rusinë, hala më keq ky kryeministër i dhanë të drejtën vetës me njollos këtë projekt duke e cilësuar atë projekt rus”, tha Haradinaj.

Haradinaj kërkoi të dijë nga Presidentja se përse po hesht për refuzimin e projektit të gazsjellësit, duke shtuar se deklarata e saj ka qenë në favor të këtij projekti.

Haradinaj shtoi se qëndrimi i mëtejshëm i Kurtit në këtë pozitë është i dëmshëm.

Etiketa: haradinajKosoveKurtiSerbi

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Mbyllet pjesa e parë, Bayern shkatërron me 4 gola Bochum

Bayern nuk ka rinovuar ende me mbrojtësin, Chelsea bëhet gati për sulm

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com