GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania, Merkel dhe rreziku i vetëbesimit

15:13 - 01/10/21
në Botë
Kohë leximi: 6 min
A A
Transportonte klandestinë, arrestohet 31-vjeçari në Lezhë, në kërkim një tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania mbajti fundjavën e kaluar zgjedhjet për të zëvendësuar Angela Merkelin, e cila drejtoi qeverinë gjermane për 16 vjet me radhë, gjatë reformave më të mëdha që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian, krizës ekonomike të vitit 2008, dhe krizës së emigracionit të vitit 2015.

Krahasojeni pak qëndrimin e saj me atë të Konrad Adenauer. Ky i fundit drejtoi procesin e de-toksifikimit të shpirtit të gjermanëve, duke pranuar përgjegjësinë e vendit të tij për Holokaustin, por duke u siguruar që ky i fundit të mos ishte fjala përfundimtare për Gjermaninë.

Ai e ndryshoi realitetin dhe perceptimin global mbi Gjermaninë nga një vend që ishte dikur mishërimi i së keqes, në një komb që ishte pjesë e vlerave të Perëndimit dhe pjesë e forcës që po përballej me kërcënimin sovjetik. Pra, Adenauer e riktheu Gjermaninë në familjen e kombeve.

Edhe Merkel e vazhdoi traditën. Ajo mbikëqyri transformimin e Gjermanisë në fuqinë dominuese në Bashkimin Evropian, një rajon që kishte qenë vatra e fuqisë ekonomike dhe ushtarake botërore. Nën qeverisjen e saj, Gjermania u bë fuqia e katërt më e madhe ekonomike në botë, arbitri i Evropës dhe motori që e udhëhoqi ekonominë e saj.

Por ajo çka është ndoshta më e rëndësishmja, Merkel e bëri këtë pa e vrarë mendjen më shumë se sa shqetësimi i pashmangshëm mbi rishfaqjen e Gjermanisë si “gogoli” i Evropës. Ajo ndihmoi që Gjermania të ishte një vend i fuqishëm evropian.

Merkel e ushtroi pushtetin pa gjeneruar terrorin e plotë që kishte Gjermania disa vjet para se të lindte. Ajo meriton shumë nga meritat që i njihen, por një pjesë e saj është e gabuar.

Ne priremi të mendojmë sikur janë udhëheqësit, ata që i kanë ruajtur personalisht kombet nga megalomania, tmerri apo mediokriteti. Në fakt kombet janë sipërmarrje të mëdha, të përbëra nga shumë njerëz dhe shumë fraksione, që kanë një trajektore komplekse.

Po të mos ishte për Adenauerin, Gjermania nuk do të ishte distancuar dot nga krimet e saj. Gjermanët nuk do ta pranonin ndër breza barrën e atyre krimeve, sepse në fakt, për krimet që kryen një komb nuk mund të fajësohen ata që nuk ishin gjallë apo në pushtet në atë kohë.

Dhe ai brez do ta kishte kërkuar dhe gjetur zgjidhjen e Adenauer, dhe do ta rikthente Gjermaninë tek humanizmi. Po kështu edhe me Merkelin, nën udhëheqjen e së cilës Gjermania përsëri u bë kombi më i fuqishëm në Kontinent. Por ajo ishte më pak një “bari” dhe me shumë një “pasagjer” në një udhëtim që përfshinte kombe që ne nuk do t’i harrojmë por me emra tashmë të harruar.

Historia shkruan veten, dhe pastaj dikush merr meritën për fjalët që thuhen. Megjithatë, fundi i epokës së Merkelit është i rëndësishëm. U mbajtën zgjedhjet e reja, edhe pse është e paqartë se çfarë do të prodhojnë ato. Asnjëra nga 2 partitë e mëdha nuk do të jetë aq e fuqishme sa ta ripërkufizojë historinë gjermane.

Për momentin vetë historia gjermane, nuk do ta tolerojë rishikimin. Gjermania e ka frikë fuqinë ushtarake, ndaj vijon të fokusohet tek ajo ekonomike. Dhe si çdo lloj fuqie, ajo i imponohet ekonomisë së Evropës, pasi kjo gjë është në interesin e saj.

Pasardhësit e Merkel do të vazhdojnë që ta bëjnë këtë gjë, duke vepruar sikur kjo të ishte një akt gjenial nga ana e tyre. Ndoshta historia do të ndryshojë dhe do t’i lejojë ata të ndryshojnë diçka. Nëse jo, atëherë emrat e tyre do të harrohen, së bashku me ata të shumicës së udhëheqësve të tjerë.

Politika është mizore, dhe ti mund të kalosh nga një emër i panjohur në një figurë kombëtare pa pasoja, pasi historia luan lojën e saj jo-personale. Loja historike e Gjermanisë është lufta dhe fatkeqësia. Ka pasur gjithmonë një popull gjermanik, por kombi gjerman u shfaq vetëm në vitin 1871, pas një lufte të vogël që fitoi Prusia.

Një Gjermani e bashkuar ishte mahnitëse për ta parë. Ato që ishin shpërndarë në principata u shfaqën në fillim të shekullit XX si fuqia më e madhe ekonomike në kontinent, sfidante e hapur ndaj Britanisë, një gjigant ekonomik global në atë kohë.

Se përse një Gjermani e bashkuar mundi të bëjë diçka që Gjermania e ndarë as që mund ta ëndërronte, kjo është një histori e gjatë. Por kjo gjë ndodhi, dhe për këtë arsye pjesa tjetër e Evropës kishte frikë prej saj. Britania dhe Franca kishin perandoritë e tyre për të importuar lëndë të parë dhe për të eksportuar produktet e tyre.

Gjermania nuk e ndërtoi një perandori të tillë. Por ajo kishte Evropën Lindore dhe Jugore. Prandaj,ndryshe nga Britania dhe Franca, ajo duhej të ushtronte forcën e saj në Evropë. Rritja e fuqisë gjermane, e shoqëruar me një rritje të pasigurisë gjermane çoi në Luftën e Parë Botërore, një konflikt në të cilin Gjermania u mund dhe u zhyt në një depresion ekonomik, i cili zgjati deri në vitet 1920 derisa u shfaq Hitleri, që e ribashkoi Gjermaninë kundër pjesës tjetër të Evropës përmes ndjenjës së viktimizimit.

Evropa u tmerrua sërish nga fuqia e jashtëzakonshme e Gjermanisë. Brenda pak vitesh, ajo kishte kaluar nga katastrofa në një mrekulli ekonomike dhe ushtarake. Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë gjermane e korrigjimit, një luftë që synonte të rifitonte dominimin gjerman në Evropë, të cilin gati e arriti në vitin 1913.

Por këtë herë, gjermanët zgjodhën një kuptim jonormal të Evropës, ku hebrenjtë kontrollonin si komunizmin ashtu edhe kapitalizmin, dhe përfaqësonin një armik me të cilin nuk mund të kishte paqe. Nazistët besonin se Evropa mund të pastrohej vetëm me luftë totale kundër komplotistëve.

Ajo zhvilloi një luftë që nuk mund ta fitonte pa fuqitë mistike, të cilat i kishte vetëm në mendje. Gjermania kaloi nga lufta në dështim, në luftë, dhe në një dështim tjetër. Dhe mund ta kishte fituar Luftën e Dytë Botërore nëse do të vepronte me arsye dhe maturi. Por orekset e saj ishin po aq ekstreme sa çmenduria e saj.

Kur doli nga çmenduria e tij në vitin 1945, ai kuptoi se çfarë kishte bërë, mbi të gjitha për veten. Adenauer drejtoi ri-ngritjen shpirtërore ndërsa Merkel rezultatet e një mrekullie ekonomike. Dhe sërish Gjermania synoi ta tubonte Evropën në një botë gjermanike, këtë herë me padurimin e evropianëve dhe mungesën e keqdashjes.

Por në vitet e fundit të sundimit të Merkel, ideja se e gjithë Evropa ishte thjesht një entitet me një dëshirë të përbashkët dhe vlera të përbashkëta, të përkushtuara për paqen dhe prosperitetin, filloi të zbehej. Kriza e 2008-ës ngriti shumë pikëpyetje në lidhje me prosperitetin e përhershëm.

Ajo e emigracionit ngriti pikëpyetje në lidhje me paqen e përjetshme. Sot e ardhmja e Gjermanisë varet nga e ardhmja e BE-së. Nëse BE shpërbëhet, Gjermania nuk do të shembet. Por s’do të ketë zgjidhje tjetër veçse të rrisë frikën dhe fuqitë e saj.

Por një Gjermani që ka frikë dhe është e fortë, është ajo që shpreson se në të ardhmen e largët, ose jo shumë të largët,mund ta bëjë Evropën një vend tjetër. BE-ja ishte menduar nga Gjermania që t’i jepte fund historisë në një komoditet të lumtur. Po çfarë ndodh nëse BE-ja copëtohet, me më shumë vende që largohen apo refuzojnë të nënshtrohen?

Merkel e menaxhoi mirë BE-në gjatë një epoke në të cilën ajo filloi të copëzohej. Unioni nuk dëshiron të dështojë, dhe Merkel bëri mirë që e shmangu atë që nuk ishte e dëshirueshme.

Por tani ajo epokë është zhdukur, dhe vetë Merkel është larguar nga pushteti.

Periudha e re do të ketë lidhje me plotësimin e nevojave kontradiktore të kombeve në BE. Kjo do të kërkojë përdorimin e fuqisë gjermane, pasi Gjermania është zemra ekonomike e BE-së. Gjermania ka frikë ta ushtrojë fuqinë që u ringjall me kaq shumë kujdes.

Pra, në një farë mënyre, situata është pothuajse një shqetësim i nxitur nga fakti se ekziston një besim i zakonshëm se Gjermania do ta menaxhojë atë. Merkel krijoi një dimension të ri të vetëbesimit gjerman. Por historikisht, Gjermania e ka trajtuar fuqinë e saj më mirë sesa vetëbesimin e saj.

Etiketa: GjermaniMERKEL

Lajme të lidhura

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës
Botë

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26
Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare
Botë

Tragjedi në Itali! Gruaja hidhet nga dritarja me tre fëmijët, mbijeton vetëm vajza 5-vjeçare

09:55 - 22/04/26
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Botë

“Strategji për të blerë kohë”, Irani dyshon pas zgjatjes së armëpushimit nga Trump: Manovër për një sulm të ri

09:10 - 22/04/26
Para
Brexit: Qytetarët europianë do të lejohen të hyjnë në Britani vetëm me pasaportë

Brexit: Qytetarët europianë do të lejohen të hyjnë në Britani vetëm me pasaportë

TË FUNDIT

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës
Aktualitet

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite

08:13 - 23/04/26

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Lexo më shumë
Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

Takimi me Mitsotakis, tallen mediat greke: Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit

08:05 - 23/04/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:48 - 23/04/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026

07:34 - 23/04/26
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026

07:30 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com