GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Vizita e Kim në Skavicë, reagon Shoqata e Drinit të Zi: Të mos bëhen punime tinëzare!

në Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Vizita e Kim në Skavicë, reagon Shoqata e Drinit të Zi: Të mos bëhen punime tinëzare!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Menjëherë pas përurimit të nisjes së punimeve për HEC- in e Skavicës, nga Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku dhe Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, kanë reaguar Shoqata për Mbrojtjen e Luginës së Drinit të Zi. 

Përmes një deklarate për shtyp ata tregojnë se, një përfaqësi e tyre të mbështetur edhe nga banorë të zonës kanë shkuar në Skavicë, por nuk janë lejuar të takohen me ministren Balluku e as me Ambasadoren Amerikane.

Ata shprehen se, këto lëvizje janë tinëzare pasi qeveria duhej të ishte konsultuar më parë me ta për nisjen e punimeve.  Në këtë reagim ata tregojnë se, nuk janë kundër investimeve Strategjike me interesa kombëtare, por kërkojnë që të jepet një zgjidhje me  drejtë pa cenuar askënd dhe pa shkatërruar mjedisin.

“Zgjidhja strategjike vjen duke u dakordësuar me popullatën që zhvendoset, duke u garantuar atyre jo vetëm banesat por punësimin, infrastrukturën etj.me qëllim që ato ta ndërtojnë jetën aty ku do të zhvendosen. Punimet që kryhen në mënyrë tinzare si nga shteti edhe nga kompania Bechtel, duket se duan të anashkalojnë banorët siç kanë vepruar me HEC-et e vogla”, shprehen përfaqësuesit e shoqatës.

Ndër të tjera ata tregojnë se, i janë drejtuar me peticion kryeministrit, Ministrisë së Energjitikës, si dhe Ambasadës së SHBA, në lidhje me projektin dhe gjithashtu  kanë kërkuar informacion për projektin i cili do të zbatohet, por deri më tani asnjë përgjigje.

Ky reagim ka ardhur menjëherë pasi Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ka publikuar disa foto ku tregon se bashkë me Belinda Ballukun vizituan HEC-in e Skavicës për të përuruar nisjen e punimeve.

Gjatë fjalës ë saj në këtë vizitë Yuri Kim rikujtoi tre prioritetet e SHBA për Shqipërinë janë demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Gjithashtu, ajo foli edhe për rëndësinë e investimeve bë veri të vendit, por nuk tha asnjë fjalë për banorët që kundërshtojnë fillimin në këtë mënyrë për hidrocentralin.

“Kur unë mbërrita në Shqipëri e gjëra të qartë se kemi tre prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Dhe madje vetëm mbrëmë kemi festuar 30-vjetorin vendosjes së marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Sikurse jeni në dijeni kemi bërë përparim për sa i përket mbrojtjes. Shqipëria priti një nga stërvitjet më të mëdha të NATO.

Kemi bërë përparim në reformën në drejtësi dhe për sa i përket biznesit do të vazhdojmë të ecim përpara. Sikurse më keni dëgjuar jam shprehur për rëndësinë e të sjellurit më shumë mundësi ekonomike për veriun e Shqipërisë. Jam e kënaqur qe jemi këtu në Kukës”, tha Kim.

Ndërsa, ministrja vlerësoi rëndësinë e ndërtimit të këtij HEC-i, duke e cilësuar si ëndërr të shqiptarëve. Sipas saj me këtë projekt vendi kthehet në eksportues të energjisë. Por përfaqësuesit e shoqatës së Drinit të Zi nuk janë plotësisht dakord, ata këmbëngulin që projekti nuk duhet të fillojë pa marrë aprovimin e banorëve të zonës dhe të atyre si shoqatë.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: BallukuSkavicaYuri Kim

Lajme të lidhura

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!
Aktualitet

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
Para
Marrin fund tensionet në Veri të Kosovës, tërhiqet Serbia, KFOR-i në kufi

Marrin fund tensionet në Veri të Kosovës, tërhiqet Serbia, KFOR-i në kufi

TË FUNDIT

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26

Në fillim, mes pasurive që iu gjetën kartelit të AKSHI-t ra në sy kompleksi i Ergys Egasit me vila dhe...

Lexo më shumë
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com