Një 28 -vjeçar është arrestuar sot nga policia e Fierit. Policia njofton se bëhet fjalë për të riun e identifikuar me emrin Arbri Hasana i cili ka vjedhur një sasi parash edhe në një lokal në fshatin Margëlliç, Patos.
Blutë gjithashtu bëjnë me dije se 28-vjecari është “ekspert” në këtë fushë pasi ka qenë i dënuar më parë për “Vjedhje”. Ai gjithashtu, sipas detajeve nga policia e datës 02.10.2021, pas një konflikti për motive të dobëta, i ka marrë me dhunë portofolin me një sasi parash V. Sh.
Gjithashtu, po atë natë, i arrestuari ka marë një sasi parash edhe në lokalin e personit të identifikuar me iniciale O.P në fshatin Margëlliç, Patos.
Pritet që personi ë fjalë të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhja me Dhunë”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.
Po ashtu policia e Fierit ka kapur edhe një person të identifikuar me iniciale A. M., 49 vjeç, banues në Libofshë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.