Kapiteni i Milanit, Davide Calabria ka theksuar se aksioni i golit të parë të kuqezinjve që u shndërrua në gol nga mbrojtësi ishte një skemë e trajnerit Pioli.
“Aksioni i golit të parë është diçka që e kemi përgatitur. Ishte shumë bukur të shënoje aq shpejt. Atalanta ka një ndër skuadrat më të mira në fazën sulmuese dhe u treguam të zotë duke i trembur që në fillim.
Ndaj një ekipi të tillë është normale të vuash, por mendoj se e merituam”.