Faza offensive nuk ka bindur tek skuadra e Barcelonës pas largimit të legjendës Lionel Messi. Katalanasit kanë shumë vështirësi me shënimin e golave. Drejtuesit e katalanasve por mendojnë të rikthejnë në skuadër sulmuesin kilian Aleksis Sanchez.
Gjatë tre sezoneve me katalanasit, Sanchez ishte titullar i padiskutueshëm teksa tashmë në moshën 32 vjeçare ai e mirëpret kalimin në “Kamp Nou”. Mediat italiane raportojnë se kiliani ka ngarkuar agjentin e tij me misionin për ta transferuar në Spanjë.