GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Elbasani, mejdani i bandave kriminale. Si u vranë dy të rrezikshmit dhe lidhja me VIP-at e krimit

09:53 - 05/10/21
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Strofka” e bandave kriminale ka qenë ndër vite qyteti i Elbasanit. Atentatet mafioze dëshmojnë më së miri se ky qytet është kthyer në një fushë betejë, ku seritë e vrasjeve nuk kanë fund. Mbrëmjen e djeshme anëtarë të bandave kanë dalë nga “strofka” për të larë hesapet me dy të inkriminuarit Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku, të cilët paguan me jetë, përfshirjen e tyre me personazhet “VIP” të krimit.

Dinamika e ngjarjes

Të shënjestruarit, Lulzim Bitri 35 vjeç dhe Ardian Çollaku 50 vjeç u ekzekutuan me mbi 17 plumba, pranë një pike karburanti në qendër të qytetit të Elbasanit. Viktimat kanë qenë duke ecur në këmbë ndërsa, pak metra larg tyre është afruar një makinë ku dyshohet të kenë qenë 3 persona dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt tyre. Si pasojë e breshërisë, Bitri humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa Çollaku u plagos rëndë. Ky i fundit pasi u transportua të trauma pësoi vdekje klinike ndërsa mëngjesin e sotëm ndërroi jetë. Theksojmë se pak metra larg ngjarjes u gjet një makinë e djegur tip “Volvo” në zonën Balldre,  e cila dyshohet të ketë qenë e autorëve, skenar i cili dëshmon se kemi të bëjmë me një atentat të mirë organizuar mafioz dhe vrasës më pagesë. Këta të fundit “profesionistë” të armës, sigurohen që të mos lenë asnjë provë materiale që do të çojë në zbulimin e krimit. Sakaq një element që vërteton se kemi të bëjmë me përplasje bandash kriminale është edhe koha e vendi ku është kryer atentati mafioz. Jo më kot dy të inkriminuarit Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u qëlluan për vdekje në errësirë totale, në një zonë ku nuk ka patur kalimtarë. Ngrihen dyshime se të shënjestruarit, janë ndjekur “këmba këmbës” nga atentatorët deri në ekzekutimin me sukses të tyre. Megjithatë në tryezën e hetimeve, janë kryesisht kamerat e sigurisë që pritet të zbardhin të plotë çdo lëvizje të atentatorëve.

Shoqërohen mbi 25 persona

Mbi 25 persona janë shoqëruar mëngjesin e kësaj të marte në komisariat ku do të merren në pyetje lidhur me ekzekutimin e  dyfishtë. Të shoqëruarit janë kryesisht punonjës të hotelit të cilët kanë parë nga afër atentatin. Ata shprehen se krisma e armëve u është dukur si zhurmë fishekzjarreje. Por kur kanë parë autorin, janë larguar nga frika. Referuar dëshmisë së tyre dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri në timonin e automjetit ku u krye krimi, tjetri që ka qëlluar dhe një tjetër që ka pritur tek vendi ku do digjnin makinën dhe më pas do të largoheshin. Ndërsa theksojmë se automjetet e të vdekurve ishin të tipit Class 2015 që nuk preken nga plumbat, çka tregon se viktimat i druheshin një atentati të tillë.  

E shkuara kriminale e viktimave dhe pistat e hetimit

Dy të shënjestruarit janë persona me precedent penal dhe se kanë lidhje me persona të tjerë nga bota e krimit në këtë qytet. Ndaj pistat kryesore ku po hetohet ngjarja, është larje hesapesh dhe përfshirje në banda kriminale.

Ardian Çollaku (Subashi) është hetuar për vrasjen e Everest Çakaj që ndodhi më 11 maj të këtij viti, në të cilën dyshohet se ka pasur lidhje direkte. Nga hetimet ka rezultuar që pas dënimit në Itali, Çollaku vidhte automjete dhe ua shiste grupeve kriminale për të kryer vrasje.

Çollaku dyshohet se është personi që ka bashkëpunuar me grupin e Dubait dhe të Erion Alibejt, i cili është vëllai i Endrit Alibejt, që mbeti i vrarë në “Masakrën e Bradasheshit” në vitin 2018. Erjon Alibej nga ana tjetër dyshohet se është porositësi i dy vrasjeve që ndodhën vitin e kaluar në Elbasan.

Nga ana tjetër, viktima tjetër Lulzim Bitri rezulton lidhje e fortë e Talo Çelës, një nga miqtë më të afërt të tij.

Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”. A.L / gijotina.com

Etiketa: atentatElbasan

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Kosta Grillo, zëri që nuk do shuhet kurrë

Kosta Grillo, zëri që nuk do shuhet kurrë

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com