GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U dënua me burgim përjetë për vrasjen e kunatës, Dashamir Xhepa apelon vendimin

11:50 - 05/10/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U dënua me burgim përjetë për vrasjen e kunatës, Dashamir Xhepa apelon vendimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy vite më parë Dashamir Xhepa vrau për motive xhelozie kunatën, ndërsa sot ka kërkuar që t’i hiqet dënimi “burgim i përjetshëm”. Kërkesa është regjistruar në apelin e Tiranës. Në janar të këtij viti dhoma penale e Tiranës e ka dënuar përjetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi  më 13 shkurt të 2019. Xhepa ka vrarë kunatën e tij, Lirie Xhepa dhe më pas trupin e pajetë e hodhi në liqenin e Sharrës. Sipas burimeve, trupa gjykuese mësohet të ketë pranuar kërkesën e prokurorisë të bërë në datë 21 tetor 2020, që Xhepa të mbyllej në qeli përjetë për krimin e bërë. Gjithashtu kujtojmë se, Xhepa u arrestua 13 ditë pas vrasjes së kryer, në një hotel në Peshkopi, ndërsa efektivët e policisë ishin kamufluar si klientë. Theksojmë se gruaja 49-vjeçare, Lirie Xhepa nëna e 4 fëmijëve, u gjet e pajetë pranë kodrave të liqenit të Sharrës. Shkak i këtij krimi ka qenë një konflikt pronësie dhe se sipas tij Lirie Xhepa i kishte ulur reputacionin familjes.

“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar marrëdhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”, ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës. Kujtojmë se 49-vjeçarja Lirie Xhepa, u gjet nga kalimtarë të rastit pranë liqenit të Sharrës në shkurre, e masakruar, mëngjesin e 14 shkurtit 2019. Referuar ngjarjes, 49-vjeçarja, pasi është torturuar dhe goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit, është qëllua tre herë me pistoletë nga kunati i saj. Pas këqyrjes së kufomës, burimet thanë se gruaja e masakruar ka marrë një plumb në kokë dhe dy në bark. Pas ngjarjes së rëndë dhe hetimeve policia identifikoi autorin e krimit makabër, i cili ishte kunati i Lirie Xhepës.

Gjithashtu nga hetimet ditën e ngjarjes u zbulua se viktima ishte vrarë në një vend tjetër dhe më pas ishte hedhur në një ferrë pranë liqenit të Sharrës. Sipas hetuesve vrasja e 49-vjeçares, është bërë rreth orës 21:00-22:00 të datës 13 shkurt. Lirie Xhepa ishte larguar nga banesa pasditen e datës 13 pa lënë adresë. Pasi nuk erdhi as në mëngjes, djemtë e saj shkuan në komisariatin nr.6 për të denoncuar zhdukjen dhe aty morën edhe lajmin se nëna e tyre ishte ekzekutuar. 49-vjeçarja, ishte e ve, prej 15 vitesh ajo kishte humbur bashkëshortin dhe ka qenë nënë e 4 fëmijëve. Ajo jetonte me dy djemtë e saj të vegjël ndërsa dy të tjerët i kishte në emigrim një në Angli dhe tjetri në Greqi. Ndërkohë, fqinjët e viktimës mësohet të kenë thënë pas ngjarjes së rëndë se ajo ishte një grua punëtore dhe e urtë. Lirie Xhepa merrej me bujqësi dhe blegtori, ndërsa prej pak kohësh kishte filluar punë në një fabrikë këpucësh.

Etiketa: Dsahmir Xhepa

Lajme të lidhura

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv
Aktualitet

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek
Aktualitet

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës
Aktualitet

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

21:12 - 29/01/26
Para
Masat anti-Covid në shkolla, PD fton Kushin dhe Manastirliun të “japin llogari”

Masat anti-Covid në shkolla, PD fton Kushin dhe Manastirliun të “japin llogari”

TË FUNDIT

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll
Breaking Views

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

22:34 - 29/01/26

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan Asllanin në skuadër. Këtë të enjte ishte planifikuar fluturimi i mesfushorit...

Lexo më shumë
Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

Gjyqi ndaj Franc Çopjas/ Dëshmitë jepen me video-konferencë, partnerja e mbron: Nuk ishte agresiv

21:56 - 29/01/26
Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

Pas ekzekutimit të Jani Aliajt një tjetër shqiptar plagoset me thikë në burgun grek

21:25 - 29/01/26
Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

Gjermani/ Mbollën mijëra rrënjë kanabis dhe panifikonin të rrëmbenin një person, 7 shqiptarët para gjykatës

21:12 - 29/01/26
E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

E-Albania ende jashtë funksionit/ AKSHI shmang përgjegjësinë, bizneset përballen me bllokime

20:25 - 29/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com