GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

EMRAT, Valë arrestimesh në Vlorë, drogë, vjedhje e armë, në pranga 5 persona të shpallur në kërkim

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A

Pesë persona të shpallur në kërkim kanë përfunduar sot në prangat e policisë në Vlorë.

Blutë bëjnë me dije se paraditen e kësaj të marte është arrestuar i riu me emrin  Shkëlzen Zykaj 18 vjeç, banues në fshatin Selenicë, i cili pritet të përballet me akuzën për veprat penale “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu policia ka vënë në pranga dy personat e identifikuar me emrat Klement Domeri, 38 vjeç dhe Alment Bakullati, 30 vjeç, të dy banues në Konispol, Sarandë, të cilët pritet të vuajnë  dënimin me nga 7 vite e 4 muaj burg secilin, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Gjatë ditës së sotme policia ka vënë në pranga edhe një 31- vjeçar të identifikuar me emrin Marius Hamiti, banues në Vlorë, i cili me vendim të Gjykatës pritet të vuajë dënimin me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë edhe i personit të identifikuar me emrin Dhimitër Balaj 53 vjeç, banues në Himarë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Në pranga ka rënë edhe i riu me iniciale F. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, një përforcues grushti (dorezë metalike), dy mjete prerëse (thika) dhe një shkop metalik. Në përfundim të njoftimit policia thekson se ka arrestuar edhe të riun e identifikuar me iniciale  K. B., 20 vjeç, banues në Orikum, i cili pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, që i riu e posedonte pa leje.

Etiketa: ArmearrestimeVjedhjeVloredroge

Lajme të lidhura

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA
Aktualitet

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

20:39 - 24/05/26
Dy vajza dërgohen në spital pas përplasjes së makinave në rrugën Elbasan-Përrenjas
Aktualitet

Dy vajza dërgohen në spital pas përplasjes së makinave në rrugën Elbasan-Përrenjas

19:10 - 24/05/26
U plagos dje në Athinë nga policia, Alesio Xhelo një “Arsen Lupen” qysh prej moshës 11-vjeçare
Aktualitet

U plagos dje në Athinë nga policia, Alesio Xhelo një “Arsen Lupen” qysh prej moshës 11-vjeçare

17:20 - 24/05/26
Para
Salinaji nga Korça: Plani me 7 pika i PD, dalje nga situata

Salinaji nga Korça: Plani me 7 pika i PD, dalje nga situata

TË FUNDIT

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet
Sport

Sezon për t’u harruar për AC Milan, objektivi Champions shuhet

23:09 - 24/05/26

Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e...

Lexo më shumë
Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

Përleshje përpara derbit të Torinos, shtyhet fillimi i ndeshjes me 1 orë e gjysmë

21:46 - 24/05/26
Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

Elbasani drejt titullit, fitore e pastër në “Air Albania”

21:07 - 24/05/26
U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

U godit rezidenca e Ambasadorit të Shqipërisë në Ukrainë, reagon delegacioni i BE: Dënojmë me forcë sulmin rus!

20:58 - 24/05/26
Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh në arrati vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuloi Interpol Tirana në një burg në SHBA

20:39 - 24/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com